• |
ide | kryesore

Orët e fundit të Alqi Bllakos/ Me kë e negocioi ish-deputeti i Partisë Socialiste dorëzimin në polici?

-Instant, Kryesore



Pavarësisht se të gjitha procedurat për arrestimin e Alqi Bllakos u mbyllën mesditën e 31 Marsit, shoqërimi i tij në qeli vonoi deri në orët e para të mëngjesit të 1 Prillit.

SPAK njoftoi se Bllako ka pritur rreth orës 03:30 të mëngjesit për t’u vetëdorëzuar, duke nxitur një thashethemnajë mediatike, sipas të cilës ai ishte arratisur jashtë vendit.

Në fakt, prej ditësh 35-vjeçari ishte nën një presion politik dhe mediatik, në lidhje me përfshirjen e tij për aferën e inceneratorëve. Sinjalet që erdhën nga Partia Socialiste treguan se për Alqi Bllakon ishte rezervuar i njëjti fat si për Lefter Kokën.
Në këto kushte, kur burgosja ishte çështje kohe, arratisja e Bllakos ishte versioni më i besueshëm, pasi ai “u zhduk” duke lënë pa fjalë edhe policinë. Orët e fundit të Alqi Bllakos në liri janë plot mister, ndërkohë që policia e shtoi kakofoninë duke sulmuar mediat për lajmet e rreme.

“Përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme” thuhej në njoftimin e policisë.

Në fakt, lajmet e rreme për Alqi Bllako kanë qarkulluar që nga mesdita e djeshme. Në fillim gazetarët raportuan për vetëdorëzimin e tij bashkë me të akuzuarit e tjerë, pastaj në orët e mbrëmjes u vetëkorrigjuan, duke raportuar vonesën në arrestime dhe mundësinë për largimin nga vendi.

Një detaj që nxiti imagjinatën ishte postimi në rrjetet sociale i avokatit Sokol Hazizaj që mbron ish-deputetin socialist, i cili publikoi një foto nga avioni me mesazhin: Përqafime!

Por shpjegimi i SPAK për çështjen e Alqi Bllakot ka zbuluar sot se policia nuk ishte problemi. Vërtet arrestimi i ish-deputetit socialist u vonua deri në orët e para të mëngjesit, por prokurorët e kishin njoftuar policinë që në datën 30 Mars për arrestimin e pritshëm të Alqi Bllakos, duke i kërkuar madje, ta mbanin nën mbikqyrje.

“Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në njoftimin e SPAK për këtë çështje.

Por atëherë përse nuk u prangos menjëherë ish-deputeti, njësoj si të akuzuarit e tjerë në dosjen e inceneratorëve? Për çfarë i shërbyen Alqi Bllakos disa orë më shumë në liri gjatë natës së 31 Marsit? Përse duhej që avokati i tij Sokol Hazizaj të postonte foton nga dritarja e një avioni me mesazhin “Përqafime”?

Një shpjegim e jep gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit vonesa e arrestimit të Alqi Bllakos shkon përtej hallit të policëve. Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes, Bllakon nuk e çuan në qeli sepse po negocionte kushtet e dorëzimit të tij. Ndërsa debaton me kolegët në rrjetet sociale, Hoxha, që mbrëmjen e kaluar ishte deri vonë me avokatin Sokol Hazizaj shkruan:

“Rama dje jo vetem qe nuk pati mundesi te tallej, po u mor vete me negociatat, ose dorezohu ose do te shkrijme…”

Sipas Hoxhës, largimi i Bllakos nga Shqipëria ka qenë një opsion, dhe këtu ai bën krahasimin me fatin që pati Llalla duke u larguar në Itali.

“Kishte apo nuk kishte interes eshte tjeter pune, edhe per Llallen nuk kishte leverdi por ja qe mori azilin” shkruan Artan Hoxha.
Shpegimi se orët e fundit në liri, Alqi Bllako i shfrytëzoi për të negociuar dorëzimin e tij duket logjik, për një aferë ku janë të përfshirë krerët e mazhorancës. Bllako duket se ka kuptuar se katapultimi në listat e deputetëve të PS nuk ishte një mburojë politike, por një truk për ta shitur më shtrenjtë si kokë turku. Dhe në këto kushte, kur qelia e burgut është vetëm disa orë larg, vlen shprehja e vjetër: dy duar për një kokë!

©LAPSI.AL



16 Comments

  1. Nje turp per kete shtek mafioz. Por edhe ky bllako do jete idiot nese nuk bashkepunon me drejtesine .
    Si ta bene bejua.

    1. Me kryenegociatorin e Rames per punet krimit te organizuar: Tom Doshin. Policia ishte standby ne pritje te “ok” te Rames.

  2. Nuk kuptoj heshtjen kompromentuese te ambasades USA ne Tirane.

    Kjo ambasade komenton cdo trapllik ne kete vend por per inceneratoret e per arrestimet si ky I fundit qe e nxjerr te qeveri dhe KM si kryhajdut ka vetem heshtje?

    Nuk po kuptoni qe njerezit nuk jane dele.

    1. “Traplliqe” po bën ti me këtë koment, pasi ambasadorja amerikane dje deklroi se këto arrestime : “janë një hap i mirë për drejtësinë”

  3. Si shoferi i gjykates u be oficer i policise gjyqsore Tirane ndersa gruaja gjygjtare ne Lushnje thotë:

    Te besh koment mbi hamendesimet e nje idioti te lindur si Artan Hoxha eshte as me shume as me pak por traplluk.
    Ky gazetar , spiun biruce, iu afrohet njerzve qe kane informacion per ta mbajtur veten ne delir.
    E vetmja gje qe mban lidhur avokatin me Artan Hoxhen eshte se qe te dy jane ushtare te Dritan Dajtit.
    Avokati “lan” hesapet qe i dalin rruges me bythqirin Dajti dhe i dyti eshte ne borxh me parate qe ka marre nga Hasan Dajti per te bere nje emision kur punonte ne News 24. Ishte koha kur duhej pastruar figura e Dajtit se po dilte ne GJK.

  4. Truri i hajduteve te deluse mavi eshte i Madherishmi edi droga !!keqardhje per shqipetaret qe udhehiqen nga gangstere te tipit Rama Linda thotë:

    Fallet po vertetohen nje nga nje!!! Por kur do ti vije rradha e Kokes tamam qe ka bere kaq Zullume? Te shpresojme tek shprehja qe ka thene vete : Nuk keni pare gje akoma! E verteta vonon por nuk HARRON!

  5. Po zgjerohet koalicioni i burgut; tani e kane radhen Ahmetaj, Veliaj dhe ne mbyllje Rama.
    Me kete koalicion gjigand ne burg mund te qeverisin nga burgu.

    Kjo eshte rilindja e Albanistanit!

  6. Media qe tallin loqet duke i provokuar me thashetheme njerzish dhe media i poston si eksluzive dhe ne fund bllof i madh

  7. Ky Artan Hoxha mendon se behet i besueshem vetem nga qafa e koka e tej dhjamosur!!!
    Me cfare ushqehen keto lloj individesh qe trashen ne ate mase qe thyejne cdo rekord.
    Si mund te qendroje truri dhe intelekti ne tere ate mase dhjamore???
    Nuk ka njeri normal te besoje kete.

  8. “Nuk i shkon të djathtës. E djathta adhuron Zotin, jo njeriun. Pjesa që e mendon Berishën si zgjidhje politike, vetgënjehet nga dy arsye:

    E para, forca, sepse të trimëron Berisha, edhe më i hutuari merr zemër, thotë do t’ia dalim, por nuk ia ka dalë asnjëherë.

    Nga referendum i 94-ës Berisha është refuzuar nga shqiptarët. Nuk është e majtë Shqipëria, ka një refuzim ndaj Berishës dhe modelit të tij.E negocioje me salihun dhe liken e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *