• |
ide | kryesore

Shkallim i përgjithshëm/ Mbushen mediat me tituj se Rama bëhet shef i NATO

-Instant, Pikante

Eshtë pak të hapësh dyer e çmendinës, aty nuk i nxe dot gjithë mediat e vendit. Pikërisht në kulmin e skandalit të inceneratorëve ato janë përmbytur nga titujt se Edi Rama ka shumë shance të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Dhe për ta mbështetur këtë janë bazuar tek një status në Twitter i një anonimeje, që dikush e quan akademike, dikush studiiuese gjermane, por që vështirë se e gjen edhe po të gugëllosh.

Kjo akardemikja, Suzana Starikov, paska shkruar: “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?
Por për bacgroundin shkencor të Suzanës ka ivestiguar pak gazetari Habion Hasani. Ai ka shkruan në Facebook: “Qenkan mbushur mediat me lajmin se studiuesja gjermane Suzana Starikov ka shkruar ne Twitter se Edi Rama do garoje per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s.
U bera pak kurioz per Suzanen sepse nga mbiemri me dukej bullgare, mirepo zbulova se Suzana qenka shqiptare dhe siguron jetesen me perkthime, emrin e vajzerise e ka Suzana Skenderi. Personi i pare qe ka deklaruar se Rama synon NATO-n eshte Alfred Çako, shqiptar dhe ky, si Suzana”.


Por kaq është dashur që Twitteri i akademikes të bëhet lajm i rëndësishëm në gjithë mediat e vendit.

©Lapsi.al

2 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA IK E MASTUBON AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT .. thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE JA LEPI KARIN BLEDI MENES

  2. Nuk ka asgje per tu habitur nese Rama behet Sekretar i NATO. Rama eshte nga njerezit me te afert te George Soros i cili ka ne xhep gjithe politikanet e majte ne ShBA dhe Europe.
    Po ashtu Rama ka maredhenie te ngushta miqesore me Erdogan. Nese Amerika dhe Turqia eshte dakort nuk shoh arsye pse Ramen te mos e bejne Sekretar te NATO”s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu