• |
ide | kryesore

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, prokuroria nis hetimet për Kadastrën e Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit nis hetimin kryesisht mbi denoncimet publike të bëra nga kreu i AKSH-së Artan Lame lidhur me shkeljet flagrante dhe abuzimet me pronat në bregdet të kryera në Kadastrën e Durrësit nga vartësit e tij.

Burime nga prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë hetimet bazuar në faktet bëra publike në media lidhur me kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e prishjes, dëmtimit të regjistrave të pasurive të paluajtshme të regjistruara në bregdetin e Durrësit.

Hetimet po kryhen për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

“Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal. Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes”,- thuhet në njoftimin e prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës.



4 Comments

  1. A nuk eshte djegur nja tre here kjo kadaster famekeqe ??!! Pyetja eshte PSE dhe KUSH i vuri flaken ??!!

    Germoni germoni se do gjeni plot xhevahire aty!

  2. Mbas nente vitesh ne drejtim dhe ne vitin e nente qe me llogjike normale ti duhej te ishe ne opozite , na tregon se ne kete kadaster qenka bere nami? Po ku ishe ti z. Lame keto nente vite ? Ça bere ? Dhe kujt ja kerkon fajin ? Nuk te mjaftuan tokat e bregdetit , as ajo e nene Lizes , vodhet gjithkund dhe sa u dendet dhe tani lani duart si Ponc Pilati duke kerkuar hajdutin dhe fajtorin tjeterkund . Nuk e di nese duhet te qesh me profkat e tua apo te qaj per fatkeqesine e ketij populli .
    Premtimi juaj ne 2013 ishte se per kater vite do mbylleshin perfundimisht legalizimet . Nuk ju mjaftuan se donit te grabisnit tokat e te tjereve , na jepni edhe kater vite te tjera se kete radhe do ta mbyllim legalizimin na thate ne 2017 . Ça bere ? Nje verre ne uje . Thesht grabite te tjera toka . Pale , u kape edhe gafil me profkat qe thoje ne ate inçizimin , e as u skuqe e as u nxive . Por me qetesine e nje vrasesi serial e pranove qe ishte i vertete dhe na u justifikove se ishte i para kater viteve . A thua se para kater vitesh nuk ishte i denueshem ? A thua se ka rene ne preskricione si veper penale ? Nuk di nese duhet te qaj me “oi” apo te qesh nga zori . Ju vetem jeni tallur me kete popull dhe synimi juaj i vetem ka qene xhvatja e tij . Vendi yt duhet te ishte tek grupi parlamentar mavi i 303-it dhe jo te na keputesh mufka . Ju te vrisni ne mes te mejdanit dhe ende pa lare duart qe keni me gjak , pyesni kush e vrau te gjorin ? Hajduti dhe vrasesi i vertete je ti me ne krye te gjatin tone z.Lame , hajduti eshte i gjithe sekti antishqiptar mavi . Per aq sa i keni bere ketij populli , burgu per ju vampira me fytyre njeriu eshte hak , vdekja eshte derman . Turp te kini . Haka e Shqiptareve ju zente dhe turpi ju mbulofte fytyren ne mot te moteve .

  3. Keta s’kane as turp, as moral, as nder.
    Keto njohin vetem parate dhe per para shesin edhe familjet e tyre, e tille eshte shpura e Lames me kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *