• |
ide | kryesore

Shpërthim në një minierë të Serbisë, të paktën 8 të vdekur dhe 20 të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Një shpërthim është regjistruar në një minierë në Serbi, duke lënë të paktën tetë të vdekur dhe rreth 20 të tjerë të plagosur.

B92 shkruan se një pjesë e tokës është shembur pas shpërthimit të ndodhur në minierën “Soko” pranë Sokobanje dhe disa minatorë të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Nga raportimet e para, sipas mediave serbe, në orët e para të mëngjesit të së premtes ka shpërthyer metani.

“Siç mëson jozyrtarisht RTS, ka minatorë të plagosur dhe të vdekur”, shkruajnë mediat në Beograd.

 

 

Shifrat deri më tani janë kontradiktore dhe në mediat në Serbi.

“Novosti” bën të ditur, duke iu referuar burimeve të saj, se 20 minatorë kanë mbetur të bllokuar. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar dhe deri tani
janë nxjerrë dhjetë minatorë.

Tetë minatorë u vranë dhe 20 u plagosën, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Rodobljub Zhivadinoviç. Media të tjera serbe njoftojnë gjithashtu se janë shpëtuar 58 minatorë deri tani.

Miniera “Soko” është një nga minierat më të rrezikshme për punë në të cilën disa herë kanë ndodhur shpërthime dhe ku kanë humbur jetën dhjetëra minatorë, shkruan Blic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *