• |
ide | kryesore

Vizat/ Ambasada Gjermane shkurton kohën e pritjes për disa kategori

-Instant, Arkiva, Lajme
Gjermania



Ambasada gjermane në Tiranë njoftoi sot qytetarët shqiptarë se për disa kategori profesionistësh që kërkojnë viza, mundësohet rezervimi i një takimi personalisht.

Në njoftimin e lëshuar të premten thuhet: Zyra e vizave informon me kënaqësi se për kategoritë

• Mjek

• Au Pair (Babysitter/dado)

• Formim profesional

• Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë

• Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional

• Kërkim shkencor

• Vit social vullnetar

• Praktikë/ Hospitime

• Frekuentim shkolle

• Të vetpunësuar

• Kurse gjuhe

• Studime

është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojme neve juve më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes.

Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.

E rëndësishme:

Për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për Ballkanin Perëndimor) NUK është i mundur rezervimi i takimit direkt.

Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në “ Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Rregulli i Ballkanit Perëndimor“.

Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.

Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *