• |
ide | kryesore

Bayern çfarë dreqin bën? Bavarezët luajtën me 12 lojtarë, rrezikojnë ndeshjen

-Instant, Sport



Momente konfuzioni në minutat e fundit të ndeshjes mes Freiburgut dhe Bayern Mynih, e cila u ndërpre për disa momente dhe më pas përfundoi mes polemikave pas 8 minutave shtesë, pasi për disa kohë, ekzaktësisht për 17 sekonda, në fushë ishin 23 lojtarë. Në fakt, bavarezët u gjendën duke luajtur me 12 lojtarë pas një gabimi të ndodhur në momentin e zëvendësimeve dhe më pas të shpjeguar për ‘Sky’ nga Nagelsmann në fund të ndeshjes.

Midis minutave 84′ dhe 85′, me rezultatin 1-3, trajneri i Bayernit bëri një ndryshim të dyfishtë: Sabitzer dhe Süle në fushë, jashtë Tolisso dhe Coman. Ky i fundit, megjithatë, nuk u largua nga fusha për shkak të një gabimi në tabelën ndriçuese të rezultateve, që sinjalizoi daljen e numrit 29, numri i vjetër i Coman aktualisht i askujt, në vend të 11, numri aktual i tij.

Nuk ishte arbitri Christian Dingert ai që e vuri re atë që po ndodhte, por qendërmbrojtësi i vendasve Nico Schlotterbeck, i cili pas ndeshjes shpjegoi para mikrofonëve: “Vura re që Süle hyri në fushë por askush nuk doli, ndaj menjëherë numërova lojtarët e Bayern dhe më pas njoftova arbitrin. Mendoj se nëse nuk do ta raportoja, Dingert nuk do ta kishte vënë re kurrë situatën.”

Pas 17 sekondash pasimesh të shkurtra, arbitri e ndërpreu lojën: loja u ndal për gati 6 minuta në hutim të përgjithshëm dhe më pas rifilloi dhe përfundoi me 8 minuta shtesë. Një rrëmujë që teknikisht mund ta çojë Freiburgun të apelojë për të kërkuar që ndeshja të përsëritet, edhe pse ndikimi i asaj që ndodhi në lojë dhe rezultat ishte në thelb zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *