• |
ide | kryesore

Katar nuk dëshiron të hapë Botërorin, FIFA nuk jep shpjegime: ja cila do të jetë ndeshja debutuese

-Instant, F1, Sport



Do të jetë Senegal-Holandë dhe jo më Katar-Ekuadori ndeshja që do të hapë kampionatin botëror të futbollit 2022. Ndeshja debutuese në Katar do të luhet më 21 nëntor në stadiumin Al-Thumama me nisjen në orën 12:00 me orën tonë. Kalendari i ditës së parë do të vazhdojë me Angli-Iran në stadiumin Khalifa International (15:00) dhe me Katar-Ekuadorin në stadiumin Al-Bayt, në Al-Khor (18:00). Në fund, në orën 21, është caktuar të luhet edhe ndeshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe skuadrës që do të kualifikohet mes Uellsit dhe fituesit Skoci-Ukrainë.

Tradicionalisht në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës është përfshirë ekipi pritës, por në këtë rast programi ka ndryshuar dhe FIFA nuk ka dhënë një shpjegim për arsyet e ndryshimit. Prandaj, për të parë Katarin në fushë, duhet pritur deri në pasditen e vonë të 21 nëntorit.

Njëzet e nëntë ekipe kombëtare kanë zbuluar rrugën e tyre drejt Kupës së Botës në Katar, me tre pjesëmarrës të tjerë që do të përcaktohen nga play-off. Ndeshja e madhe e fazës së parë ka të bëjë me Grupin E ku Spanja e Luis Enrique do të përballet me Gjermaninë e Flick, përvec Japonisë dhe fituesin mes Kosta Rikës dhe Zelandës së Re. Zvicra, që fitoi grupin e kualifikueseve ku bënte pjesë edhe Italia, është shortuar me Brazilin 5 herë kampion bote dhe Serbinë si në vitin 2018, përvec Kamerunit. Danimarka është kundërshtari më i fortë për Francën dhe Shtetet e Bashkuara për Anglinë.

STADIUMET E KALENDARI
Ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën, për Katar 2022 kombëtaret nuk do të jenë në dijeni të kalendarit dhe stadiumeve në të cilat do të luajnë, në bazë të grupit në të cilin do të ndodhin. Vetëm më vonë ato do të zyrtarizohen.

DATAT E BOTËRORIT
21 nëntor 2022: fillimi i Botërorit
3-6 dhjetor 2022: 1/8
9-10 dhjetor 2022: çerekfinalet
13-14 dhjetor 2022: gjysmëfinalet
18 dhjetor 2022: finalja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *