• |
ide | kryesore

Me rekorde të zeza kriminale, si i shpëtoi burgut përsëri grabitësi serial i Sarandës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku, 45-vjeç, një grabitës serial, ka lënë qelitë e paraburgimit të Sarandës tre ditë më parë. Gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e tij për shuarje të masës së sigurimit “arrest në burg” pasi kishte kaluar afatet e vuajtjes së dënimit.

Konkretisht, më 11 janar, Gjykata e Sarandës e dënoi atë në total me 1 vit e 4 muaj burg pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar për veprat penale “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, por duke e shpallur të pafajshëm për “vjedhje me dhunë”.

Ai u arrestua në 9 maj të një viti më parë pas denoncimit të punonjëses së një agjensie sigurimesh në Sarandë.

Ajo ishte duke tërhequr para në një bankomat mbi shëtitoren e qytetit kur pranë saj u afrua Kumaraku me një thikë në dorë duke i kërkuar para, por që më pas iku pa e realizuar planin e tij, ndoshta duke vënë re praninë e kamerave të sigurisë.

Shkak për lirimin e Kumarakut në 30 mars është bërë fakti që kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se dënimi i caktuar me vendimin nr. 23-2022-10, datë 11.01.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Jorgo Kumaraku, 45-vjeç është një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge. Në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” ne Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.

Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë. Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” në Sarandë.

Një ditë pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe i dënuar në Greqi për “trafik narkotikësh”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *