• |
ide | kryesore

Osimhen nuk vlen 71 milionë, por 52, më shumë mashtrime ka bërë Juventus: formula e FIGC zbuloi plusvalencat

-Instant, Sport



Cështja e fitimeve fiktive kapitale ka shkaktuar referime të pashmangshme nga Prokuroria e FIGC për klubet e përfshira. Natyrisht, vëmendja është e përqendruar tërësisht në pesë formacionet aktualisht në Serie A, edhe pse operacionet i referohen sezoneve 2019-20 dhe 2020-21. Siç dihet, bëhet fjalë për Juventus, Napoli, Sampdoria, Genoa dhe Empoli. Numri më i madh i operacioneve që përfunduan në shënjestër të hetimit kanë të bëjnë me bardhezinjtë, me 15.

Por si arriti Prokuroria të përcaktojë “vlerën reale” për të kontestuar atë fiktive të atribuar nga shoqëritë e ndryshme? Përmes një sërë parametrash të veçantë, të cilët kanë treguar se sa i rëndësishëm ishte diferenca. Sa i përket Juventusit, janë veçanërisht të diskutueshme vlerësimet e Auderos, të paguar nga Sampdoria 20 milionë euro kundrejt 13-shit të “përcaktuar” nga hetuesit (fitimi kapital prej 7), të Rovellës, të marrë nga Genoa për 18 milionë, në vend të 6. të Portanovas (10 kundër 2) dhe të Petrellit (8 kundër 1), operacione të kryera gjithmonë me Grifonët. Megjithatë, nuk ka problematike në lidhje me shkëmbimin Pjanic-Arthur me Barcelonën (boshnjaku u vlerësua saktë 60 milionë), edhe pse identifikohet një fitim fiktiv kapitali prej 6 milionë për Marques dhe Pereira, të përfshirë në operacion. I rregullt edhe vlerësimi i transferimit të Cancelos te Manchester City për 65 milionë euro.

Sa i përket Napolit, diçka nuk shkon me cështjen Osimhen. Sulmuesi ka ardhur nga Lille për më shumë se 71 milionë euro, por vlera e tij duhet të ishte 52 milionë. Mbi të gjitha, nuk dalin llogaritë e vlerësimit të dhënë për tre të rinjtë e dërguar në Francë (por asnjëherë në fushë), Palmieri (7 milionë kundrejt vlerës së saktë 100 mijë euro), Liguori dhe Manzi (4 milionë në vend të 100 mijë eurove), përvec portierit Karnezis (5 milionë kundrejt 500 mijë eurove).

Këto diferenca të rëndësishme kanë bërë që të modifikohen pasqyrat financiare të shoqërive të evidentuara. Megjithatë, për të gjithë, kjo lloj shkelje dënohet nga pikëpamja sportive vetëm me gjobë me paralajmërim. Për drejtuesit, megjithatë, në rast faji, sanksioni mund të shkojë deri në skualifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *