• |
ide | kryesore

PD i kërkon SPAK të hetojë: Ku ishte Alqi Bllako për 12 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i bëri thirrje SPAK të hetojë vonesën e policisë në ekzekutimin e urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Vokshi hodhi dyshime se vonesa lidhet me negociatat e Ramës dhe ministrave me Bllakon për të mos nxjerrë emrat e tyre në aferën qindra milionë euro.

Vokshi deklaroi gjithashtu se ka të dhëna që gjatë arratisë Bllakos i është kërkuar të zbatojë kodin mafioz të heshtjes, ‘Omerta’.

Deklarata

Fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithccka për të penguar drejtësinë.

Fakti që Policia e shtetit me urdhër politik nga Edi Rama luajti lojën e kungulleshkave, tregon panikun dhe tmerrin nga dekonspirimi që mund t’i bëjnë bashkëpunëtorët e tij, në aferën korruptive të shekullit.

Kur SPAK njoftoi se do të arrestonte deputetin e Ramës për korrupsionin gjigand me inceneratorët, kryeministri, Ministri i Drejtësisë dhe një tabor i tërë me zyrtarë të lartë u betuan për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Por, ajo që ndodhi më pas ishte një skandal i vërtetë, një skemë kriminale që u parandalua vetëm për shkak të reagimit publik.

Në pritje të urdhrit të arrestit nga gjykata, SPAK njoftoi Policinë që të mbante nën mbikqyrje Alqi Bllakon.

Por “çuditërisht” Policia, për shumë orë, nuk e gjeti Bllakon ndërkohë që me shumë gjasa ai ishte në negociata me Ramën dhe Ministrat e tjerë të zhytur në këtë aferë.

Askush nuk e thotë se ku ishte Alqi Bllako për më shumë se 12 orë. Sipas informacioneve, atij i është kërkuar që të zbatojë rregullin e Omerta-s mafioze, të mbyllë gojën e të mos tregojë shefat e përfshirë në skandalin qindra milionë euro të inceneratorëve.

Qytetarët shqiptarë e kanë shumë të qartë që Alqi Bllako nuk është as koka dhe as bishti i këtij korrupsioni gjigand. Ai është një hallkë, i cili duhet të vuajë pasojat e veprimeve të tij kriminale.

Por, a do të ketë mundësi ai të flasë lirshëm. Çfarë porosish, urdhërash apo kërcënime ka marre ne ato ore qe policia po e kërkonte ne drejtim “te paditur”?

PD i kërkon SPAK të zbardhë skandalin me policinë politike të shtetit.

Alqi Bllako sot ka mundësinë t’i bëjë një nder vetes dhe Shqipërisë. Të tregojë të gjithë të vërtetën.



7 Comments

    1. E njejta skene si me Bamirin per 21 janarin …. Ku ishe ne oren 17.00 ….??? Eshte loje e turpshme qe PD vazhdon …. Cic mic … Cic mic …. Ja kshu.

  1. Epo kur dun me ardhe ne pushtet keto kellirat me kte baxhellen.
    Kjo gjoja me vetllat si transvestit, mohoi baben e kalamojve te vet, qe te mos ta deklaronte te deklarata e pasurise. Goca oficerit qe u bo antikamuniste, duhet te na shpjegoje njehere lidhjet e Arian Tartarit me Stream Oil, pastaj te kerkoje llogari per vonesa.

    Rrace e ndyre qe kane 30vjet qe na mbine ne sy. Hudhet sa nga PD pastaj te çomt dhe tani prap po ja merr ne goje doktorit per nonji ofiq te PD.

  2. Vokshi prezantohet si “deputete e Partisë demokratike” meqë njëfarë gjykatësi i Tiranës , Shukri apo Zhukri, mik i familjes Berisha, paskej dhënë vendimin për njohjen e “komisionit të rithemelimit” apo “Shtëpisë së Ilirit”, si “parti demokratike”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *