• |
ide | kryesore

Përplasja me armë në Lezhë, arrestohet kreu i njësisë administrative Kallmet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i njësisë administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni është arrestuar nga policia e shtetit. Simoni mbeti i plagosur ditën e djeshme me armë zjarri nga Altin Marku. Arrestimi i Simonit u bë për shkak se edhe ai ka qëlluar me armë ndaj Markut.

Mësohet se ka patur shkëmbim zjarri mes tyre, ku Simoni i është përgjigjur të shtënave të Markut, duke qëlluar me armë në drejtim të tij. Masa e arrestit me burg iu komunikua ditën e sotme Simonit tek spitali i Traumës në Tiranë, aty ku ndodhet i shtruar që nga dita e djeshme.



1 Comment

  1. Drejtora shkollash perdhunues, deputete e ministra hajdute, kryetare bashkish e komunash kriminele e trafikante… a ka ndonje njeri normal mes ketyre rilindasve? Apo vetem kryetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *