• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga, Bayern godet në shtëpinë e Freiburg, Leverkusen gjithnjë i treti

-Instant, Sport, Video



Fitore vendimtare e Bayern Mynih në javën e 28 të Bundesligës. Në pritje të Borussia Dortmund-Leipzig, bavarezët kalojnë në +9 ndaj verdhezinjve falë një 4-1 në shtëpinë e Freiburg: golat u shënuan nga Goretzka, Gnabry, Coman dhe Sabitzer. Buzëqesh edhe Bayer Leverkusen, i vetëm në vendin e tretë pas 2-1 ndaj Hertha Berlin. Goditje në transfertë edhe për Bochum, që mposhti 2-1 Hoffenheim, ndërsa Frankfurt frenoi 0-0 me Furthin e vendit të fundit.

FREIBURG-BAYERN MYNIH 1-4
Bayern Mynih godet në Freiburg dhe bën një hap tjetër drejt fitores së titullit në Bundesligë. Në një ndeshje delikate kundër një skuadre që lufton për zonën e Champions League, Goretzkas iu deshën 58 minuta për të zhbllokuar situatën, por i menjëhershëm erdhi goli i barazimit të Petersen, i sapofutur në lojë: në minutën e 63 rezultati ishte 1-1 dhe skuadra e Nagelsmann duhej të rikompozohej në fushë. Në minutën e 73, Gnabry imitoi Petersen dhe, sapo hyri në fushë, kaloi bavarezët në avantazh. Këtë herë është shkëputja vendimtare, sepse në minutën e 82 Coman firmosi të tretin dhe i la pokerin Sabitzer në fund.

LEVERKUSEN-HERTHA 2-1
Bayer Leverkusen dënon Hertha Berlin në zonën e rënies dhe forcon vendin e tretë në renditje. Gjithçka ndodhi në fund të pjesës së parë: Alario dhe Bellarabi nënshkruan dy gola në pesë minuta mes 35′ dhe 40′, në të 42′ Darida shkurtoi menjëherë diferencën. Në pjesën e dytë, vendasit administruan avantazhin duke zmbrapsur sulmet sterile të miqve.

BIELEFELD-STUTTGART 1-1
Përfundon në barazim sfida e mbijetesës dhe të dyja skuadrat mbeten në zonat e rrezikshme të renditjes. Kalajdzic kaloi miqtë në avantazh në minutën e 25, por në pjesën e dytë Bielefeld mori vrull dhe barazoi rezultatin me Kruger në minutën e 59.

FRANKFURT-FURTH 0-0
Frankfurt nuk arrin të marrë më të mirën përballë Furth, i fundit në renditje, dhe humbet mundësinë për të kapur trenin për në Evropë. Për miqtë, një pikë që vlen vetëm për moralin: Eintracht ishte i lodhur në këtë ndeshje, duke konfirmuar një sezon të përbërë nga shumë ulje-ngritje.

HOFFENHEIM-BOCHUM 1-2
Goditje në transfertë e Bochum që vendoset në mesin e tabelës dhe shqetëson Hoffenheim në garën për vendin e katërt, që vlen për zonën Champions. Dygolëshi i miqve u shënua nga Asano në mes të minutës së 28 dhe 59, ndërsa barazimi momental i Raum erdhi në minutën e 54. Në fund, Asano nënshkroi edhe trigolëshin, por VAR anuloi gjithcka.

Germany Bundesliga
Arminia Bielefeld 1-1 VfB Stuttgart
Bayer Leverkusen 2-1 Hertha Berlin
Eintracht Frankfurt 0-0 Greuther Furth
Freiburg 1-4 Bayern Munich
Hoffenheim 1-2 Bochum



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *