• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool e City ‘rrotë më rrotë’: United ngec me Leicester, shënon edhe Eriksen në turpërimin e Chelsea

-Instant, Sport, Video



Manchester United pa Cristiano Ronaldon barazoi 1-1 me Leicesterin dhe padyshim që mund të humbasë trenin për Ligën e Kampionëve. Pjesa e parë në Old Trafford nuk dhuroi emocione të mëdha. Djajtë e Kuq tentuan të kundërsulmojnë me Bruno Fernandes, i cili u bllokua nga Schmeichel. Foxes nuk ishin preciz në tentativat e Iheanacho dhe Barnes. Miqtë megjithatë gjetën golin në goditjen e parë në portë: në minutën e 63 Maddison krosoi nga e majta, Iheanacho u lirua në zonë dhe kaloi në epërsi të tijtë 1-0. Epërsia e Foxes zgjati vetëm 3 minuta, koha që Fred të shtynte në rrjetë një devijim të Schmeichel në goditjen e Bruno Fernandes. Në fund, Mançesteri u drithërua në më shumë se një rast, por goli i Maddison u anulua për shkak të një faulli të Iheanachos. 1-1 nuk e dëmton Leicesterin, por lë United tre pikë pas vendit të katërt. Krahasuar me Arsenalin, që megjithatë, ka luajtur dy ndeshje më shumë.

Liverpool thërret, City përgjigjet. Në javën e 31 të Premier League, të besuarit e Guardiolës fluturojnë 2-0 ndaj Burnley me golat e De Bruyne dhe Gundogan dhe mbeten në +1 ndaj Reds, fitues përballë Watford me të njëjtin rezultat, falë golave të Diogo Jota dhe Fabinhos. Kolaps i Chelsea, i mposhtur 4-1 nga Brentford: shënoi edhe Eriksen, goli i parë në Premier League pas rikthimit në fushë pas infarktit, ndërsa kishte shënuar më parë edhe për Danimarkën. Wolverhampton mposhti Aston Villa 2-1, ndërsa barazimet u fiksuan në Brighton-Norwich dhe Leeds-Southampton, me Brojën që nuk arriti të lërë gjurmë për Saints.

Premier League England
Liverpool 2-0 Watford
Brighton & Hove Albion 0-0 Norwich City
Burnley 0-2 Manchester City
Chelsea 1-4 Brentford
Leeds United 1-1 Southampton
Wolverhampton Wanderers 2-1 Aston Villa
Manchester United 1-1 Leicester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *