• |
ide | kryesore

Video/ “Nuk do të jem fizikisht, por do të luftoj për ju”: Mihajlovic i flet lojtarëve nga spitali

-Instant, Sport, Video



Sinisa Mihajlovic ka folur me skuadrën e tij, në rifillimin e stërvitjeve për Bolonjën në kuadër të ndeshjes në shtëpinë e Milan. Trajneri serb, i shtruar për mjekim në spitalin Sant’Orsola, ka dashur t’u shpjegojë personalisht situatën atyre lojtarëve që kanë munguar për shkak të angazhimeve me ekipet kombëtare. Për ta bërë këtë, ai është lidhur përmes video-telefonatës në të cilën morën pjesë të gjithë, nga drejtuesit tek stafi teknik dhe lojtarët.

Mihajlovic ka dashur të shpjegojë personalisht situatën dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në rrugën e kurave që do t’i duhet të përballojë e që do ta mbajnë larg pankinës për disa javë. Takimi, siç raportohet, u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pozitive, me trajnerin e Bolonjës, i cili u përpoq t’i qetësonte të gjithë duke marrë në këmbim premtimin e angazhimit maksimal në fushë, pavarësisht mungesës së.

“Nuk do të jem fizikisht – tha ai – por mendërisht do të jem gjithmonë atje, dhoma është e rregulluar, do të shoh të gjitha seancat stërvitore dhe gjatë ndeshjeve jam në lidhje të drejtpërdrejtë me stafin. Në dhomën time të spitalit nuk do të tërhiqem një centimetër dhe do të luftoj për ju dhe jam i sigurt se ju do të luftoni për mua. Ne e kemi kapërcyer këtë situatë një herë dhe ju keni qenë të mrekullueshëm: mund ta bëjmë përsëri, nuk kam dyshime dhe jam i sigurt se do të jetë kështu. Jeta nuk jetohet në mungesë problemesh por pavarësisht problemeve nuk është një vijë e drejtë, ka edhe gropa, por do të ngrihemi. E asnjë frikë në San Siro, pavarësisht 60 mijë spektatorëve. Shkoni e luani”.

https://youtu.be/j0m5CO9rOsg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *