• |
ide | kryesore

“Amnesty International”: Patronazhistët cenim i rëndë i të drejtave të njeriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, ka publikuar raportin e saj vjetor për 154 shtete, mes tyre dhe për Shqipërinë. Sa i përket vendit tonë, raporti është fokusuar tek skandali i nxjerrjes së të dhënave të 900 mijë qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e prillit, një denoncim i bërë pikërisht nga lapsi.al. Sipas raportit vetëm 162 qytetarë e kanë paditur Partinë Socialiste, për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Në fillim të prillit, një databazë e paligjshme e të dhënave që mbante informacione personale të rreth 900 mijë qytetarëve dhe e përdorur nga Partia Socialiste për qëllime elektorale u zbulua disa ditë para zgjedhjeve. Gjithsej 162 qytetarë paditën Partinë Socialiste për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Në dhjetor, dy baza të tjera të të dhënave u zbuluan, duke shkaktuar zemërim publik. Ata mbanin të dhëna personale si pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi të më shumë se 600 mijë taksapaguesve.

Në muajin prill, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit sekuestroi bazën e të dhënave me të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve nga portali i lajmeve Lapsi.al, i cili e kishte bërë publike. Shqetësimet u ngritën në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) nxori një masë të përkohshme duke urdhëruar autoritetet të ndalojnë sekuestrimin e të dhënave nga portali i lajmeve” – thuhet në raportin e “Amnesty International”.

Megjithatë kryeministri Rama vijon të mbrojë patronazhistët duke i quajtur edhe krenari e PS-së.

Liria e shprehjes

“Të dhënat informojnë se ka shqetësime mbi lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve. Teksa filmonte një operacion policor në korrik, gazetari Ergys Gjencaj u sulmua fizikisht nga efektivët. Ai është ndaluar dhe i është konfiskuar telefoni.

Në korrik, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa dispozita të Ligjit për Policinë e Shtetit, të cilat i kishin lejuar policisë të kryente përgjim masiv të qytetarëve pa autorizimin paraprak të gjykatës. Ato dispozita u gjetën jokushtetuese pasi vendosën kufizime të paligjshme në të drejtën e privatësisë” – citon raporti.

Gjithashtu, ndër më të rëndësishme theksohet se edhe paketa rimbursimit për të infektuarit me Covid-19 gjithashtu ishte e pamjaftueshme.

Ndër të tjera përcaktohet se sipas Avokatit të Popullit, numri i personave të infektuar me Covid-19 ishte shumë më i madh se paketat e trajtimit për të cilat ata mund të rimbursoheshin. Pacientët e diagnostikuar në periudhën mars-nëntor 2020, si dhe ata që rezultuan pozitivë nga institucionet shëndetësore private, nuk kishin të drejtë të rimbursoheshin për mjekimin.

Sipas “Amnesty International”, një proces që ka ecur me hapa të çalë është dhe ajo e reformës në drejtësi. Sa i përket refugjatëve, shkruhet se Shqipëria ka strehuar 866 emigrantë nga Afganistani, ndërsa kishte premtuar strehimin 4000 prej tyre.

Veç të tjerave vendi ynë ende mbetet i vështirë për personat LGBTI, pasi janë subjekt i diskriminimit dhe ngacmimit. Sipas raportit, grua transgjinore është rrahur në rrugë dhe në qershor të viti 2021, Regjistri i Gjendjes Civile ndaloi një çift lezbike të regjistrohej si prindër.

Problem i Shqipërisë mbetet serish dhuna ndaj grave.

“Dhuna ndaj grave shkaktoi zemërim publik. Deri në fillim të dhjetorit, ishin lëshuar 2754 urdhra mbrojtjeje, por ishin zbatuar keq. Sipas Policisë së Shtetit, nga të gjitha vrasjet e kryera gjatë vitit, 30% janë bërë nga meshkuj ndaj partnereve të tyre shtëpiake; 16 gra u vranë. Në maj, një grua u vra në Gjykatën e Rrethit Elbasan pas seancës së divorcit,” – citon raportin i “Amnesty International”. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ne Tirane duhet protestuar kunder A. Ineternational sepse per zgjedhjet me patronazhiste na uroi Ambasadorja amerikane, pa dale rezultatet, kurse per patronazhistet nuk eshte ndjere fare, pasi Kyeministri Rama ia vuri kufirin tek thana dhe i mori ne mbrojtje me krenari…

  2. Qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë çështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *