• |
ide | kryesore

Basha e sheh të ardhmen e tij si “të çdo shqiptari”: Është kohë e vështirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Shkodra, Lulzim Basha foli edhe për të ardhmen e tij politike, tani që nuk ka më drejtimin e PD.

Sipas Bashës, sot janë kohë të vështira, ndaj tha se e ardhmja e tij do të jetë njësoj si e ardhmja e çdo shqiptari.

Basha u shpreh se në çdo kohë ka mbrojtur interesat e demokratëve dhe këtë do vazhdojë ta bëjë sërish. Pranoi se ka gabuar, por u shpreh se nuk ka bere asnjë faj.

Pyetje: Kush do jetë e ardhmja juaj, parti jo president jo?

“E ardhmja ime është e ardhmja ime, është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari për të qëndruar fort për të vërtetën, për vlera dhe parimet. Është kohë e vështirë, është kohë me kosto të lartë. Është e vështirë dhe jo më në një shoqëri që ka 30 vjet pluralizëm.

Është e vështirë për qytetarët dhe për politikën. Unë kam bërë shumë gabime, kjo është njerëzore, por faj nuk kam bërë. Kam mbrojtur interesat e demokratëve. Duke bërë këtë shumica e heshtur e demokrateve do ta përqafojnë këtë kulturë të re politike.” – u shpreh ish-kryetari i PD-së.



7 Comments

  1. “Basha e sheh të ardhmen e tij si “të çdo shqiptari”: Është kohë e vështirë.”

    E vështirë është posi, po të mbash qeset me domate teto Verës dhe të ecësh në këmbë do lodhesh… 🙂

    … Më pëlqen se ka dhe humor tjetri.

  2. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

    Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi.

    Me shokun Enver ka bere fotografi pas aksionit kunder objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithe jeten në parti

    1. I paemer i ores 21:56. Mos e ngateron me udheheqesin tend shpirteror Sali Berisha qe eshte i vetem udheheqes shteti i post komunizmit qe ishte komunist me teser partie, sekretar celule komuniste, shok me djalin dhe nusen e Enverit, i vetmi qe pati mundesi te hyje ne shtepine e Enverit. A do me per udheheqesin tend shpirteror.

  3. Pranoi se ka gabuar, por u shpreh se nuk ka bere asnjë faj.

    Ca monster.

    Pasurine e rriti me bekimin e Rames.

    Ky eshte I SHITUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *