• |
ide | kryesore

Basha në Shkodër, jep dorëheqjen e tij si shembull dhe sulmon fort Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra se ka mbajtur përgjegjësi duke dhënë dorëheqjen nga Partia Demokratike, ndërsa nuk la pa sulmuar liderin historik të PD, Sali Berisha.

Lulzim Basha tha se Berisha po e trajton PD-në si pronë private ndërsa shtroi pyetjen se kur do vijë dita që ai të mbajë përgjegjësi.

“Pasi unë kam dhënë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë bashkimit sa hapa keni parë ju nga pala që krijoi frymën e përçarjes, i fryu gjuhës së urrejtjes dhe nxiti sulmin fizik ndaj PD që të hedhin një hap të vetëm.

Ishin masa mbrojtëse ato tonat ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat e tij brenda familjes. Një pyetje kam, mendoja, se i kam bërë gabim ndonjëherë gjërat.

A nuk e kuptoni që dikush kur vjen me mjete të dhunshme, kishim dy rrugë, braktisjen, largimin ose marrjen e çdo mase. E vërteta është që PD, mori masa që mos të dëmtoheshin demokratët dhe pas 8 janari asnjë nuk përfundoi në spital.

Sot ju hidhet me shumicë propagadë. Basha mori përgjegjësinë e tij, kur do e marri Berisha për ta hequr luftën e brendshme që të lërë PD-në të lëvizë përpara. Kur do marrë përgjegjësi Berisha dhe të ndalojë së thëni një gjë e të bëri një gjë tjetër.

Pushtim i selisë po jo i zemrave të demokratëve. Flet për bashkimin por i fryn përçarjes. Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private.”- tha Basha.



7 Comments

  1. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

    Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi.

    Me shokun Enver ka bere fotografi pas aksionit kunder objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithe jeten në parti

  2. KA ETJE PER KARIERE QE TA ZHBEJE PD, SE BRENDA KOMENTEVE TE NJE TE DESHTUARI NUK KA SHPRESE, APO DRITE SE MUND TE RREZOI QELBESIT RAMISTE.MUNDOHET TI ZGJASE JETEN KETIJ SISTEMI ME PA AFTESITE QE KA TREGUAR, E TREGON CDO DITE. LUFTEN PARLAMENTARE ME DEPUTETE LISTE, AS MOS TA MENDOI SE DEMOKRATET DO UA FALIN ATYRE KETE SJELLJE SERVILI.KOHA ESHTE QE PD, E OPOZITA TE DEMOSTROJNE NE KUNDERSHTI TE PERMBYSJES SE PUSHTUESEVE NGA BIJE KUQALE,ANDAJ MOHONI LUL E CO QE TE ECIM NE PERMIRESIMIN E KESAJ QE JETOJME, QE VETEMASHTU NUK ESHTE. PO NA VJEDHIN ARDHMERINE KODOSHET.

  3. Basha beri ne Shkoder nje vizite qesharake, ashtu si mitingun para zgjedhjeve dhe mori rezultatin e turpshem.

    Perpelitjet pas 6 marsit dhe zyres se re tek Torre Drini jane te kota e nuk motivojne as ndjekesit e tij te blindimit ne seli e jo me shqiptaret.

    Koha per te nxjerre mesime si politikanet edhe demokratet, te cilet do maten me votat e zgjedhjeve vendore te 2023.

    Deklaratat as mish as peshk shtojne gafat dhe zhvleresojne figuren e deputetit, qofte ky edhe nje ish kryetar partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *