• |
ide | kryesore

“Kur e shikon goli është i parregullt”: Arapi nuk gjen ngushëllim, pasi VAR i hoqi fitoren Teutës

-Instant, Sport



“Patëm bërë ndryshime për t’i dhënë përparësi pasimit të topit. Vështirësi na solli dëmtimi i Emiljano Vilës, por që skuadra e mori veten prapë. E kishim përgatitur ndeshjen për ta fituar. Siç e thatë nuk bëmë mjaftueshëm. Mendoj se ndikon ana psikologjike që duhet ta heqim”. Renato Arapi e ka të vështirë të gjejë fjalë për të shpjeguar gjendjen e vështirë të Teutës, që pasi humbi gjymsëfinalen e parë të Kupës në shtëpi me Laçin, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 edhe ndaj Skënderbeut të vendit të fundit.

Niko Dovana i rikonstruktuar sic duket nuk ka sjellë fat për durrsakët, megjithëse ai episod i minutës së dytë shtesë, me golin e anulluar, mund të kishte bërë që diskutimet të ishin ndryshe. Arapi është ndalur edhe aty, duke e konsideruar të penalizuar skuadrën e tij: “Kur e shikon është i parregullt. Por nga pamja që kemi mund të luash me vijën. Duhet të ketë një pamje tjetër. Me aq sa duket është i parregullt”.

Edhe njëherë tjetër, anemia ofensive e Teutës është shfaqur e dukshme, edhe përballë mbrojtjes së katërt më të mundur të kampionatit. “Pa asnjë goditje në portë nuk mund të themi – tha tekniku duke iu referuar rasteve të Acquah në pjesën e parë dhe traversës së Vilës në pjesën e dytë -. E dinim që do të kishim përballë një ekip që nuk kishte çfarë të humbte. Një nga pikat tona më të dobëta është pësimi i golave dhe prandaj punuam për këtë. Gjithsesi siç e thashë hymë në fushë vetëm për të fituar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *