• |
ide | kryesore

Mot i keq me reshje dëbore, bllokohet segmenti i Qafë Thores

-Instant, Lajme, Të fundit



Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore është bllokuar  segmenti i Qafë Thores, që të çon drejt Thethit. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për qarkun e Shkodrës, teksa bëjnë me dije se kanë nisur punimet për të bërë zhbllokimin e rrugës.

“Situata në përgjithësi në territorin e Qarkut është e qetë, ndërsa sipas informacioneve të marra  nga Autoriteti Verior, në orët e vona të natës dhe të mëngjesit të ditës sotme, kane rëne disa ortekë te tunelet të cilat kane bllokuar përsëri për momentin segmentin e Qafë Thores. Po punohet nga strukturat e Autoritetit Verior në dy krahët për të bërë të mundur hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *