• |
ide | kryesore

Protestë kundër projektit të “Sheshit të flamurit” në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa dhjetëra qytetarë kanë protestuar këtë të diel kundër projektit të “Sheshit të Flamurit” në Vlorë. Protestuesit thonë se projekti i ri i humb origjinalitetin dhe shkatërron kujtesën historike që ky shesh ka për vlonjatet.

Banorët thanë se do t’i vazhdojnë protestat pasi Rama u tall me qytetarët me projektin që po zbaton aty. Ata kërkuan edhe shembjen e një ndërtese përballë sheshit që në projektin e ri do të kthehet në qendër kulturore. Kjo qendër sipas tyre do të eliminojë Sheshin e Flamurit që për vlonjatet ka një domethënie. 

Lidhur me këtë protestë, kryeministri Rama reagoi një ditë më parë duke i konsideruar ata si njerëz të “Foltores”.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazmë, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u vë faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar me gjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, – deklaroi Rama. ©LAPSI.al




4 Comments

  1. Nuk mund ta quani shkaterrim historie nderkohe qe aty po mundohet qe thjesht te jete nje pike akoma me pozitive per turizmin

  2. faji eshte ketij kaqol populli qe zgjodhi kryeminister nje disenjator shurran ish trafikant ikonash,……..i ka shemtuar qendrat si psikiken e tije te deformuar nga droga, ……..popull kaqol i meriton te gjitha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *