• |
ide | kryesore

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ashtu siç ishte paralajmëruar, në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës.

Mësohet se në qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe bore përgjatë natës.
Në lartësitë +900 ka pasur reshje dëborë me shtrirje në gjithë akset rrugore të shoqëruara me temperaturat -3 gradë. Ndërkohë që trashësia e dëbores varion nga 5 cm deri ne 20 cm.

Mësohet se Kontraktorët për Mirëmbajtjen Dimërore kanë punuar gjatë natës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa 6 borëpastruese vijojnë punën.
Po ashtu mësohet se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si: Korçe – Erseke – Leskovik, Korçe- Dardhe, Korçe-Voskopoje, kryhet pa probleme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *