• |
ide | kryesore

Salianji: Duam bashkimin përmes votës të demokratëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Salianji



Ervin Salianji në një takim me demokratët në Korçë bëri thirrje për bashkim që, sipas tij, vjen vetëm duke zhvilluar procese jo të njëanshme, nga vota.

Gjatë një deklarate për mediat, Salianji theksoi se nëse do të vazhdohet me përçarje PD-ja do të jetë edhe më e dobët në të ardhmen.

Isha në një mbledhje me demokratët e Korçës dhe ne duam bashkimin real të PD që nuk vjen nga numërimi fiktiv, por bashkimi rreth votës. Vetëm kështu PD mund të rritet, unë si deputet jam më i votuari në këtë zonë dhe do t’i qëndroj besnik këtyre edhe nëse duan të bëjnë garë të bukur janë të mirëpritur ata që mendojnë ndryshe.

Nëse do të duan të bëjnë proces të njëanshëm nuk do ta realizojnë dot, ne do të mbrojmë siglën e PD, ne nuk jemi si ata që bëjmë beteja për të lëshuar gjërat, ka vetëm një rrugë për tu bashkuar PD-ja, jo me procese të njëanshme, jo me njerëz që s’kanë kontribute në këtë parti.

Ky ishte mesazhi që zhvilluam gjatë takimit të sotëm në këtë grup-seksioni, do të kemi komunikim dhe transparencë të plotë në PD.

Nëse do të vazhdohet me përçarje, PD-ja do të jetë më e dobët. Demokratët janë të shqetësuar për fatin e PD, PD rritet duke vlerësuar kontributet duke mos imponuar asnjë nga palët njerëzit e vet për të bërë një parit si administratë’, tha Salianji.



9 Comments

  1. Uvotove qe pa perjashtuar Berishen nga grupi parlamentar ,Shko votoju tani po ta mbajti menderja.

  2. Karagjoz politikan, e shohim me tuta, me hu ne dore, flet shume e s’mban mend se çfare ka thene, se te nesermen te tjera thote. O votues Korçar te PD ju ikte mendja, po ku i gjeni keto qelbesira e idjot ti votoni e ti promovoni?

  3. Eshte nje barcalete kur bualli i nje nje fshatari nuk pranonte te punonte dhe kur i vinin parmenden shtrihej ne toke e nuk ngrihej. I zoti merzitet dhe e nxjerr ne treg per ta shitur, nje bleres qe i pelqeu bualli nga pamja i thote fshatarit cfare ka ndonje te mete bualli qe po e shet se ne pamje duket mjaft i shendetshem ? Vetem nje difekt ka tha fshatari, eshte pederast. Pune e madhe tha bleresi une e dua per te me punuar token dhe e bleu. Bualli vazhdoi avazin dhe nuk pranonte te punonte keshtu qe bleresi shkon te fshatari dhe i tregon si shtrihej ne toke bualli kur e mbathte per te punuar. Fshatari beri te cuditurin duke i thene “pse edhe kete ta beri” une u tegova korrekt dhe te thashe qe eshte pederast, kot nuk thone more vella se nga bythqiret (Salianet) cfare nuk pret.

  4. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

    Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi.

    Me shokun Enver ka bere fotografi pas aksionit kunder objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithe jeten në parti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *