• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm në një treg të Kabulit, dhjetëra të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Një shpërthim ka ndodhur në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul, më 3 prill, duke lënë të plagosur dhjetëra persona. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, dhe autoriteti de fakto i talibanëve ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje. AP ka cituar dëshmitarë të kenë thënë se shpërthimit – që është i pari në Kabul në disa muaj – ndodhi brenda një tregu, ku punojnë këmbyesit e valutave të ndryshme. Tregu ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit.

Talibanët, autoriteti i të cilëve nuk njihet ndërkombëtarisht, kanë forcuar sigurinë në mbarë vendin që prej se erdhën në pushtet gushtin e kaluar, duke ngritur pika të kontrollit në mbarë Kabulin dhe duke shtypur organizatën terroriste të Shtetit Islamik. Shpërthimi në Kabul vjen vetëm një ditë pasi në këtë shtet mysliman nisi Muaji i shenjtë i Ramazanit./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *