• |
ide | kryesore

Video/ KO në raundin e katërt: Florian Marku i parezistueshëm për ish-kampionin britanik Jenkins

-Instant, F1, Sport, Video



Florian Marku kapërceu provën më të madhe të karrierës së tij deri më sot, duke mbijetuar edhe ndaj një prerje të keqe mbi sy dhe disa momente të vështira në ring, për të ndaluar ish-kampionin britanik dhe vendeve të Commonëealth në peshën e lehtë, Chris Jenkins, në sfidën e zhvilluar në ringun e Marshall-Hermans në Newcastle.

Shqiptari ishte përpjekur ta nënshtronte Jenkins në stilin e njohur, duke e ulur poshtë dhe duke e goditur vazhdimisht. Por larg nga të ndjerit presionin, Jenkins qëndroi i vendosur, filloi të kundër godiste dhe e nxorri Markun nga ritmi i tij. Ndërsa Marku vazhdonte të shtynte përpara, Jenkins po e mposhte atë me grushta dhe, në raundin e tretë, kur Marku u pre nga një përplasje koke aksidentale, Jenkins u duk pranë fitores.

Por Marku doli me njëfarë urgjence në të katërtin dhe goditi një të djathtë të fuqishme në kokën e Jenkins, gjë që e tronditi uellsianin. Jenkins duhet të gjunjëzohej, por u përpoq të qëndronte në këmbë dhe Marku i shkoi deri në fund. Jenkins u tërhoq te litarët dhe, pasi Marku lëshoi një tjetër të djathtë të fortë, që e bëri gjyqtarin Steve Grey të ndalonte ndeshjen në 1:41 të këtij raundi. Kështu, Florian Marku siguroi fitoren e tij të 11 në ringun profesionist ku nuk njeh humbje, duke mbrojtur brezin e IBF që e fitoi disa muaj më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=LsHjEd9pheU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *