• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho poshtëron gazetarin në konferencë: “Në radio je super i egër, para meje bën m**in në brekë”

-Instant, Sport, Video



Josè Mourinho njihet që është jashtëzakonisht i përpiktë dhe tepër i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që e rrethon atë dhe ekipin e tij. E ajo që ndodhi të shtunën gjatë konferencës për shtyp për të prezantuar ndeshjen në Genoa mes Romës së tij dhe Sampdorias vlen për ta vërtetuar. Trajneri portugez, para se t’i përgjigjej një pyetjeje të bërë nga një gazetar, në fakt e ka “poshtëruar”.

Alessandro Austini, gazetari i njohur roman i Il Tempo, i ka bërë trajnerit portugez një pyetje që dukej mjaft banale, në lidhje me modulin që do të përdorte skuadra verdhekuqe nga tani deri në fund të sezonit. Sidoqoftë, përgjigja e Special One ishte mjaft e papritur …

“Pasi ju dëgjova dje në radio, prisja një pyetje shumë më agresive, shumë më kritike dhe të dhunshme”, ka rritur tensionin trajneri verdhekuq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit. “Nuk e prisja një pyetje kaq të lehtë. Konkluzioni është se në radio je super agresiv, super i dhunshëm, pastaj vjen këtu dhe para meje bën m**in në brekë”. Gazetari u përgjigj menjëherë: “Pra, le të flasim për radion nëse kjo pyetje është shumë e lehtë”. Gjithsesi, si gjithmonë, fjalën e fundit e ka Mourinho: “Po, është shumë e lehtë, por nuk ka problem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *