• |
ide | kryesore

Video/ Shkelma kokës Steve Frashërit: tifozët pushtojnë fushën e rrahin portierin

-Instant, F1, Sport, Video



Skandal dhune në Kosovë. Gjithcka ka ndodhur në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit, që është ndërprerë kur kishin mbetur edhe pak momente deri në fund të takimit. Enea Koliçi, portieri i Gjilanit barazoi shifrat në fund të takimit, duke dalë në ndihmë të sulmit për të evituar humbjen. Ajo që duhet të ishte moment gëzimi, është reflektuar cuditërisht në një dhunë të paprecedentë.

Tifozët e Gjilanit pushtuan fushën, të ekzaltuar nga goli i barazimit dhe, portieri tjetër shqiptar, por i skuadrës së Ballkanit është gjendur mes tyre. Dy tifozë e kanë sulmuar portierin duke e goditur me shkelma. I pari e goditi nga pas duke e rrëzuar, ndërsa tjetri e shkelmoi në kokë, kur ishte përtokë. Frashëri u dërgua në spital me ambulancë, për të marrë ndihmën e shpejtë dhe sipas asaj që mësohet është në gjendje stabël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *