• |
ide | kryesore

Abraham hap mundësinë e rikthimit në Premier: “Ndoshta, por më parë dua të fitoj në Roma”

-Instant, Sport



Zërat e merkatos? Të bëjnë të ndihesh mirë, do të thotë se po i bën gjërat si duhet”. Edhe pse Tammy Abraham duket se është ambjentuar shumë mirë në Romën e Mourinhos (për të flasin 23 golat në total të shënuar në këtë sezon), ai nuk e fsheh faktin se në një të ardhme hipotetike mund të ketë një rikthim në vendlindje. “Unë jam një djalë londinez, kështu që ndoshta një ditë do të kthehem në Premier League”. Këto janë deklaratat e sulmuesit të bëra në një intervistë për portalin britanik Talk Sport, që lënë të hapur një dritare që nuk i lejon tifozët verdhekuq të flenë të qetë. Megjithatë, kjo është vetëm një mundësi që nuk lidhet me të ardhmen e afërt. “Për momentin – shpjegoi numri 9 – jam i fokusuar te Roma, të bëj më të mirën këtu dhe shpresoj të fitoj me këta djem një trofe, që i ka munguar prej shumë vitesh”.

Sulmuesi i lindur në 1997 tregon më pas se si lamtumira me kampionatin anglez nuk ishte e lehtë, por dëshira për stimuj të rinj, me disa këshilla plus, mbizotëroi. “Si një djalë i ri anglez doja të qëndroja në Angli. Kisha oferta nga Roma, Atalanta dhe skuadra të tjera, dhe babai im, prindërit e mi dhe menaxheri më thanë shko dhe jeto jetën tënde jashtë vendit” dhe “unë para sfidave nuk tërhiqem kurrë”.

E megjithatë diferencën duket se e ka bërë “faktori Mou”. “Ka një arsye pse unë e quaj atë menaxherin më të mirë në botë. Ai di si të udhëheqë, ai di se si të hyjë brenda teje dhe ai di se si të bëjë të ndihesh si një lojtar shumë i veçantë ndonjëherë. Ai më shtyn të bëj më të mirën. Kur ndihem se kam bërë mjaftueshëm, më thotë se duhet të bëj më mirë akoma, ekzaktësisht ajo që më duhej”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *