• |
ide | kryesore

Berat/ Shisnin kanabis në qytet, arrestohet 24-vjeçari dhe vihet nën hetim bashkëpunëtori

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar është arrestuar në Berat pasi u kap me drogë, të paketuar në qese të vogla gati për ta shitur. Nga policia mësohet se u arrestua shtetasi F. M., 24 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, si bashkëpuntor në krim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *