• |
ide | kryesore

Britney Spears sërish akuza ndaj prindërve të saj :Më keni lënduar aq shumë

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka sulmuar sërish prindërit e saj duke deklaruar se ata vdisnin për ‘dramë dhe famë”.

Të premten, këngëtarja ndau dhe më pas fshiu një postim të gjatë në Instagram që ishte kritik ndaj prindërve të saj, Lynne dhe Jamie Spears.
“Gjithmonë e urreja mënyrën se si mamaja ime ‘vdiste’ për dramë . Bërtiste nga çatia … nuk po ju gënjej!!!” ka shkruar këngëtarja “Toxic”. “Gjithë natën duke u grindur me një burrë të dehur që nuk mund të fliste… Pse ??? Unë nuk flija kurrë…Ajo Ishte vetëm një natë nga çdo natë e jetës sime.

Spears shpjegoi se ajo u mësua me idenë për të hequr dorë nga terapia, “Prindërit e mi nuk shkuan kurrë në terapi, ata u mësuan dhe jetuan me dramë çdo ditë të jetës së tyre… Unë kam qenë gjithmonë jashtëzakonisht e turpëruar të flas për jetën time personale dhe ende jam.. Kjo është arsyeja pse unë e pata të vështirë të flisja me terapist dhe ende jam duke u mësuar. Familja ime më ka thyer aq shumë sa e kam të nevojshme…”Krahas shkrimit, Britney postoi një foto të një ylberi.

“Po postoj një foto të një ylberi që pashë dje në Maui … pas çdo Stuhie do të ketë gjithmonë një ylber … ky është premtimi i Zotit !!!”: Ky është mesazhi që dua t’i dërgoj nënës dhe motrës sime, … Pra, kur shikoni këtë ylber nënë ju lutem kupto këtë dhe vetëm këtë… Unë jam një grua tani!!!”

Ajo e përfundoi me zemërim mesazhin: “Unë nuk jam tipi i njeriut që flas keq për të tjerët, por jam e sigurt që nuk do të rri duarkryq. Familja ime përsëri do e them… e keni tepruar shumë me mua.
Deklarata e saj vjen një ditë pasi Spears denoncoi Lynne ndërsa reflektonte mbi filmin e saj të vitit 2002 “Crossroads”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *