• |
ide | kryesore

Del nga Trauma, Nuredin Dumani transferohet në spitalin e burgut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuredin Dumani ka lënë këtë pasdite ambientet e Spitalit të Traumës, pasi gjendja e tij është përmirësuar.

Ai është transferuar drejt Spitalit të Burgut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

37-vjeçari është ngjitur për të udhëtuar me autoambulancë ndërsa rrethohet nga automjete të shumta të policisë. 

Ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në Spitalin e Burgut derisa gjendja e tij të rikuperohet plotësisht.

Ndërkohë do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që do të përcaktojë vendin se ku do të qëndrojë një nga më të kërkuarit në vend deri disa ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *