• |
ide | kryesore

Detaje të tjera nga Bucha, gjendet një dhomë torture me 5 civilë të vrarë

-Instant, Lajme, Planet



Forcat e armatosura të Ukrainës kanë gjetur një Bucha një dhomë torture të përdorur nga ushtarët rusë. Në dhomë u gjetën edhe trupat e pajetë të pesë civilëve të cilët ishin të përkulur me duart e lidhura pas shpinës.

Lajmin e bën të ditur agjencia UNIAN. Sipas raportimeve, trupat ruse kanë përdor për tortura bodrumin e një sanatorium lokal për fëmijë të quajtur “Radiant”.

Ndërkohë, ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se pamjet e civilëve të vdekur në Bucha janë një komplot i  SHBA-së për të fajësuar Rusinë, shkruan skynews.

“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Ajo tha se reagimi  i menjëhershëm i Perëndimit mbi pamjet e civilëve të vdekur kishte qenë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *