• |
ide | kryesore

Dokumentat që nxjerrin zbuluar lidhjen okulte Veliaj- Alqi Bllako

-Instant, Arkiva, Kryesore



Prej disa ditësh në rrjetet sociale është bërë virale një video ku kryebashkiaku Veliaj dëgjohet gjatë fushatës elektorale të thotë se puna dhe sukseset e tij do të ishin të pamundura pa kontributin e Alqi Bllakos. Fakti se përse ky fragment ka ngjallur kaq shumë interes, pas arrestimit të ish deputetit socialist është i thjeshtë. Ai lidhet me marrëdhënien e tyre të veçantë. 

Menjëherë pasi Bllako kopsiti letrat për ngritjen e inceneratorit të Tiranës, që ka të njëjtët pronarë me atë të Elbasanit dhe të Fierit, të cilët bashkë me ish deputetin akuzohen sot për korrupsion nga SPAK, Veliaj e emëroi atë drejtor të Ujësjellës Kanalizimeve të kryeqytetit. Ai e sponsorizoi për një vend fitues në listën e Tiranës, të cilën e drejtonte vetë dhe e ndihmoi fort gjatë fushatës në pranverën që shkoi.

Veliaj prezanton kandidatët Alqi Bllako dhe Alfred Muharremi në njësinë 1/ PD-ja shton infektimet, ne rrisim vaksinimet - ATSH -

Veliaj dhe Bllako gjate fushates se 25 prillit

Po përse kjo lidhje e veçantë?

Me siguri që ajo është farkëtuar në periudhën kur të dy ishin pjesë e hallkave që konspironin për ngritjen e inceneratorit të Tiranës, që do t’u kushtojë shqiptarëve në fund afërsisht 430 milionë euro.  Dokumentat e bëra tashmë publike nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, e konfirmojnë këtë marrëdhënie speciale të dyshes Veliaj- Bllako. 

Lexo me tej:

Andi Bushati: Rasti Bllako, SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

Historia fillon në momentin kur Ministria e Mjedisit, në të cilën Bllako ishte sekretar i përgjithshëm, vendosi të marrë miratimin e Bashkive Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë, të cilat do të mbanin gjallë inceneratorin duke dërguar aty mbetjet e tyre. Gjatë një korrespondence mes ministrisë së Ekonomisë, asaj të Mjedisit dhe Bashkisë është kërkuar që të jepej miratimi i katër bashkive të qarkut të Tiranës, që do të digjnin mbetejet e tyre dhe do të paguanin inceneratorin. Por, procedura është kryer duke marrë vetëm firmën e Veliajt dhe duke i anashkaluar tre të tjerat, që në atë kohë mund të kundërshtonin sepse drejtoheshin nga opozita.

Alqi Bllako është në brendësi të gjithë kësaj praktike dhe dokumentat zyrtare siglohen për djeni të tij (poshte).

Në një dokument ai i përgjigjet një shkrese të ish ministrit , Arben Ahmetaj. Duke qenë se inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, ministri i Financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).

Këtu hyn në lojë Veliaj. Me ndihmën e tij, Alqi Bllako bën një manovër për t’i lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Atij i jepen atributet e krejt qarkut të Tiranës. Pasi merr miratimin e tij, Bllako nuk i drejtohet më kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (poshte) duke e quajtur aferën të përfunduar. 

“Kontrata koncesionare është një kontratë problematike, pasi që në hyrje të saj thuhet shprehimisht se koncensionari do të furnizohet me mbetje nga të gjitha njësitë përbërëse të qarkut Tiranë, konkretisht Bashkia Tiranë, Vorë, Kavajë dhe bashkia Kamëz, duke cënuar kështu autonominë e këtyre të fundit lidhur me çështjen e mbetjeve urbane, pasi nga asnjë korrespondencë, nuk rezulton që këtyre t’iu jetë marrë pëlqimi për të qenë pjesë e kontratës koncesionare”, tha në hapje të komisionit hetimor deputetja Jorida Tabaku. Që diçka ishte e dyshimtë këtë e vërtetoi dhe fakti se si shkuan paratë në familjen Bllako.

Fiks një vit pas kësaj korrespondence, inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhinjer babain e Alqi Bllakos.  

Por dritë- hijet e kësaj afere nuk përfundojnë këtu. Sepse për t’i bërë të mundur Bllakos këtë manipulim, kryebashkiaku i Tiranës duhet të hidhte edhe një hap tjetër. Ai duhet të jepte miratimin për ngritjen e inceneratorit, pa e kaluar sipas ligjit në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Por sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak.

“Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill”, theksohet në dokumentin e KLSH.

Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Por Veliaj nuk ka vepruar kështu. Tashmë ekziston dokumenti (poshtë) se ai i është drejtuar Alqi Bllakos duke i thënë se Bashkia e Tiranës është dakord që inceneratori të ngrihet.

Image

Pra gjithçka është e qartë se, që skema e planifikuar të funksiononte, duhej që Veliaj të manipulonte duke firmosur pa mandatin e Këshillit Bashkiak dhe që Alqi Bllako ta thellontë këtë manipulim duke e paraqitur këtë “OK” të Veliajt si miratimin nga të katër bashkitë e qarkut Tiranë. 

Vetëm pasi kjo lidhje u forcua në ditë të vështira, “Lali” e mori Alqin si drejtor të ujësjellës kanalizimeve, ai e promovoi në vend fitues në listën e deputetëve të Tiranës dhe u angazhua fort në fushatë për të.

©Lapsi.al



15 Comments

    1. Po nje Monster qe ka vjedhur tmmer. Tenderat e tij jan prova emadhe SPAKUT dhe BKH.po te ken shpirt t’a cojn ku e meriton

  1. Fatkeqesisht ASPAKU eshte konceptuar si institucion per te ndershkuar cironkat e korrupsionit. Peshkaqenet ku perfshihet dhe Erion Veliaj de facto nuk jane ne juridiksionin e kesaj prokurorie dhe asnje institucion ligjzbatues nuk do guxonte ti prekte. Fakti qe Berisha sfidon hapur dretesine, Rama tallet me drejtesine rilindase, Meta ben malsorin xub dhe Veliaj zhberi me nje dreke me prokuror Fushen krimin ndaj Arditit ne Sharre jane fakte tronditese dhe realiteti i zymte i ndershkimit te politikaneve te nivelit te lali fikut.

  2. Dokumentat jane nga 2017, Ne ate kohe ministria e mjedisit drejtohej nga Koka dhe Alqua ishte sekretar. LSI do zhbehet komplet.

  3. Qellimisht gazetaruci nuk e permend qe ky bllako u sekretar i ministrise me bekimin e vete naltmadhnise se ilir metes me dakortesine e kryehajdutit salih karaxhic berisha,rama kete e coje per skrap per nje vit o shpellkare

  4. Alqi ka qene drejtor i agjencise kombetare te ujesjelles kanalizime ne varesi te MIE dhe jo drejtor i ujesjellesit te Tiranes. Te tjerat jane OK.

    1. Mbetet mister objekti i bisedes mes tyre, por kujtojmë që afera më e madhe e familjes Berisha, ajo e CEZ, ka lidhje pikërisht me çekët.

      Dhe kane qene pikerisht çeket ata qe e kane hedhur kete ceshtje ne arbitrazh, Berisha po interesohet per te “fshire” emrin e familjes se tij permes lobimit

  5. Mbetet mister objekti i bisedes mes tyre, por kujtojmë që afera më e madhe e familjes Berisha, ajo e CEZ, ka lidhje pikërisht me çekët.

    Dhe kane qene pikerisht çeket ata qe e kane hedhur kete ceshtje ne arbitrazh, Berisha po interesohet per te “fshire” emrin e familjes se tij permes lobimit

  6. Fiton vazhdimisht zgjedhjet në Rusi si “president i përjetshëm” krimineli i luftës Putin., ish oficeri i KGB sovjetike që shitet si i djathtë .
    Sulmin pushtues kundër Ukrainës e justifikon se po e çliton ate nga “nazisti” izraelito-ukrainas, Zelensky.
    Fiton zgjedhjet presidenciale në Serbi, ish ministri i propogandës së Millosheviçit, Vuçiç, miku i Ramës.
    Përse ?
    Sepse shoqëria e indoktrinuar nga propoganda politike serbe, e miraton ate për lidhjet me Putinin.
    Fiton zgjedhjet në Shqipëri për herë të tretë, bojaxhiu Rama.
    Përse ?
    Sepse shitet si i djathtë e i “dashuruar” njëkohësisht me Serbinë e me SHBA.
    Fitoi “zemrat” e demokrateve shqiptare lideri historik Berisha, pasi shpalli “armik të Shqipërisë” , izraelito-hungarezin Georg Soros dhe përvetësoi akuzën e Taulant Ballës për Bashën , si person që “me paratë e Putinit, loboi në qeverinë amerikane.
    Për gati 5 dekada Enveri i fitonte zgjedhjet me rezultatin 99.98%.
    Të gjithë këto “fitore” të dyshimta, a duhet ti konsiderojmë si rezultat zgjedhjesh normale e verdikt të “shumicës” ?
    Nëse pranojmë që në Rusi, Serbi, Hungari apo Shqipëri, 90% e mediave bëjnë propogandën pro këtyre politikanëve, a nuk është idiotësi që të ngrejmë duartë lartë e të pranojmë se “populli në shumicë është i dashuruar me to” ?
    Veç propogandës, dihet se politikanë me prirje diktatoriale, duke uzurpuar gjithë pushtetet, e duke qenë të lidhur me mafien, sigurojnë me të gjitha format antiligjore vota të shumta.
    A mund të konsiderohet pra kjo një “shumicë” reale demokratike ?
    Anshtajni i madh, me teorinë e tij të relativitetit, na thotë se nocioni i kohës e hapsirës është relativ pasi mvaret nga aftësia e trurit të njeriut për ti përceptuar ato.
    E pra edhe nocioni i “shumicës” , është i ndërvarur nga përceptimet e informacioni propogandistik.
    Nëse i thuhet nga shunë persona përditë një njeriu me shëndet normal , se më dukesh shumë i verdhë e i sëmurë, pashmangshmërisht ai do të “sëmuret” me të vërtetë

  7. Pse e ve ndonje gomar ne dyshim , perveç kurvave patronazhiste qe mendojne me bythen e partise?
    Keta duhen futur te gjithe ne burg duke filluar nga palloshi , jevgjiti, lejfeni, termeti e shume kurva hafdute te sektit mavi

  8. shume zhurme per autoritetet qe anashkalohen ( jo bashkite, jo po keshilli bashkiak etj) por thelbi i inceneratoreve sikur eshte tjeter gje: 1) Eshte kostoja skandaloze e tyre dhe 2) mosmaterializimi i vepres se inceneratorit .
    Dakord procedurat me shkelje duhet te denohen. Si dhe babai i Alqit per evazion fiskal, te paguaje! Por c’ne punonjesi i Min. Mjedisit te qenkerkesh peshkaqeni ku kane avulluar 450 miljone Euro pa e ndjere kush?
    Gazeta mire do ish ta drejtonte informacionin ku rreh thelbi – shpenzimet kolosale – dhe jo te nderseje demokratet e sorroist te Tabakut dhe ambasades se rr. elbasanit, ne gjueti shtrigash per te burgosur rioshin Alqi Bllako vetem pse anon majtas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *