• |
ide | kryesore

“Dua 7 milionë, plus bonus”: Rudiger habit Barcelonën, që heq dorë nga mbrojtësi

-Instant, Sport



Antonio Rudiger, mbrojtësi i Chelsea që del me parametër zero në fund të sezonit, ka habitur Barcelonën, që është tërhequr nga gara për gjermanin. Arsyeja është ekskluzivisht financiare. Mbrojtësi ka kërkuar një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon dhe një bonus në momentin e nënshkrimit. Këto kërkesa kanë bërë që blaugranat të tërhiqen menjëherë nga bisedimet me lojtarin. E megjithatë për Rudiger janë të interesuar edhe Juventus, Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Sipas Daily Express, një takim midis përfaqësuesve të Barçës, Mateu Alemany e Jordi Cruyff dhe menaxherit të lojtarit Sahr Senesie u zhvillua në fillim të kësaj jave në një hotel në qytetin spanjoll. Një takim në të cilin u vunë në tavolinë kërkesat e qendërmbrojtësit gjerman, të cilësuar si të tepruara nga blaugranat, të cilët tashmë kanë marrë Christensen nga Chelsea dhe janë të mbuluar në atë rol me Araujon, Pique dhe Eric Garcian.

Rruga që të con te mbrojtësi, për Juventus, duket paksa më e lirë tani, edhe pse konkurrenca nuk mungon dhe është e ashpër. Një lojtar i kalibrit të gjermanit me parametër zero është joshës për shumëkënd, sidomos në një moment historik ku nuk ka shumë para për të investuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *