• |
ide | kryesore

Edhe Rudina Hajdari në krah Berishës: Kërkoj të kthehem në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rudina Hajdari ka vendosur që të rikthehet në Partinë Demokratike. Ish-deputeja tha në një intervistë në “Klan News” se ka ardhur në Shqipëri për zgjidhjen e krizës brenda partisë.

“Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 dhjetorit, shikoj që pesha më e madhe i jepet anëtarësisë, kështu që risitë që sjell ky lloj statuti i ri do japin ndryshim rrënjësore për PD, që mos përsëriten më gabimet e së kaluarës. Ky statut i jep më shumë peshë anëtarësisë dhe i dobëson rolin kryetarit të partisë. Këto lloj ndryshime që ka miratuar gjykata janë ndryshime të shëndetshme” – tha ajo.

Por a synon të kryesojë Partinë Demokratike?

“Kam ardhur për zgjedhur zgjidhjen e krizës, por në momentin që do hidhet ky hap do të jemi këtu e do ta diskutojmë sërish” – tha Hajdari.

Hajdari u përjashtua nga Partia Demokratike pasi nuk pranoi të digjte mandatin pas vendimit të marrë kur partia drejtohej nga Lulzim Basha. Në zgjedhjet e 25 Prillit ajo kandidoi në qarkun e Elbasanit nën siglën e “Nismës Thurje”, por nuk arriti të fitojë mandatin e deputetes. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Po ca ndryshimesh thu mi goce, thjesht preteks. Qe diten e par qe hyri ne seli Sala u ul ke kolltuku kryetarit. Ska me statut e ska me komitet rithemelimi. Eshte vec ai I MADHI

  2. Slane gjo pa thone per Hajdareshen, tani vec kur te fillojne shqupistat ta hajne mutin me luge. Po ashtu per Xhozin dhe gjithe ata pallaveshet e tjere qe sekretari do i mbledhi mbas vetes.

  3. Mire ke menduar. Mir se na erdhe! Jemi ne fazen qe sa eshte gjalle Sala haroje se do kapesh ndonje post ne PD por vazhdimisht ka nje por, e per dreq SHBA e ka detyruar Berishen te levizi ne nje zone te minume, mosha ben te sajin.

  4. sA GJYNAH PD KETA MASKARENJE E RJEPIN E SHTRYDHIN E HEDHIN NE RICIKLIM DHE MALLIN E RICIKLUAR E DUAN PRAP PA MESHIR PA DINJETET PA VLERE.///////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *