• |
ide | kryesore

Eshtrat që u gjetën në Kurbin dyshohet se i përkasin një 16-vjeçari, i merret ADN-ja familjarëve të tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë zbardhur detaje  të reja në lidhje me eshtrat që u gjetën gjatë ditës së djeshme në zonën e Kurbinit, në fshatin Fushë Kuqe. Hetuesit e policisë kanë dyshime se eshtrat e gjetura janë të një 16 vjecari, i cili ishte zhdukur nga zona e Mamurrasit, që në vitin 2015.

Grupi hetimor është duke marrë analizat e ADN-së së familjarëve të tij, edhe pse rasti është i vështirë, për shkak se nga zona e Kurbinit, rezultojnë disa persona të zhdukur.

Janë duke u marra të dhënat e ADN-së të dhjetra familjarëve, me qëllim verifikimin e mbetjeve kockore, se kujt i përkasin ato. Eshtrat u zbuluan ditën e djeshme, në një zonë kodrinore, ndërkohë që dyshohet se trupi mund të jetë varrosur aty afro 10 vite më parë.

 



1 Comment

  1. si mind t jene zhdukur ne 2015 dhe eshtrat t jene varrosur para 10 vitesh….Un kam lapsin burimin kryesor t lajmeve dhe sa her qe shoh artikuj tkultures s perditshme qe jan copy–> google translate–> paste…apo artikull si ky qe me duket se asnjeri nuk i ka dhen nje proofreading me duket sikur zhveresohet gjithe puna e mire qe po beni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *