• |
ide | kryesore

Holanda e kërkonte për trafik droge, shqiptari arrestohet në Ekuador

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



52-vjeçari Nezdet Vokshi me origjinë shqiptare është arrestuar në Ekuador pasi dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Shqiptari mësohet se ishte ndër më të kërkuarit në Holandë ndërsa ka përfunduar në pranga të shtunën që lamë pas.

52-vjeçari ishte në listën e kuqe të Interpolit që prej 15 marsit kur hetimet zbuluan vendndodhjen e tij.

Nezdet Vokshi u arrestua teksa drejtonte një automjet pranë një karburanti në Avenue León Febres Cordero në qytetin e Guayaquil.

Ai ka jetuar me gruan dhe vajzën e tij në Ekuador që nga viti 2018 dhe ka hyrë në vend nëpërmjet Perusë.

Sipas policisë ekuadoriane, shqiptari prej rreth një muaji jetonte me familjen në periferinë e Guayaquil, La Aurora.

Nezdeti bënte edhe tregti me shumicë frutash që nga vera e 2019. Ai është ndaluar në Ekuador dhe policia atje raporton se po kryhen procedurat e nevojshme për të nisur ekstradimin e tij.

Ai ka qenë i arrestuar edhe në 15 maj 2012, në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez në Peru kur u regjistrua një urdhër-arresti kundër tij nga Gjykata e Apelit e Antëerp (Belgjikë) për krimin e dyshuar të trafikut të paligjshëm të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *