• |
ide | kryesore

Masakra ruse në Bucha, Zelensky viziton qytetin

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot qytetin Bucha, pasi vazhdojnë të shfaqen më shumë prova të mizorive pranë Kievit.

Ai inspektoi rrugën në të cilën një kolonë ruse ishte shkatërruar dhe foli me banorët vendas. Presidenti përsëriti se Rusia kishte kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.

I pyetur nga BBC nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë, ai tha: “Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake.”

Imazhet që vijnë nga Bucha, ku me dhjetëra civilë u gjendën të vrarë nëpër rrugë, i treguan Evropës një pamje që nuk ishte parë në dekada. Liderët perëndimore akuzuan Rusinë për krime lufte dhe kanë deklaruar se përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë.



3 Comments

  1. Qyteti sipas kryetarit te bashkise u “clirua” nga ruset ne dt 30 mars. Ate dite “lajmet” raportuan se ruset jane larguar nga bucha .
    Si ka mundesi keta i gjeten ” te vraret” neper rruge ne dt 3 prill pikerisht mbasi gjermania nuk pranoi te vendoste sanksione te tjera mbi ruset???!

    1. ke shume te drejte
      nuk ka asnje mundesi
      une jam rritur ne vend te ngjashem si ky
      femijet do te ishin te paret qe do te lajmeronin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *