• |
ide | kryesore

Mediat në Luksemburg: Hija e frikshme e mafias shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizatat kriminale shqiptare po shtrijnë ndikimin e tyre në të gjithë Evropën, një zhvillim që nuk e ka kursyer Luksemburgun.

Për 10 muaj, hetuesit e Luksemburgut e vendosën shqiptarin Aldo Imandi në listën e kriminelëve më të kërkuar pas një përplasje me armë në qytetin Remich. Gjatë kësaj periudhe ai kaloi në ilegalitet në vendin e tij të origjinës, në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj në vendet e Bashkimit Europian, ai mendon se atje është i sigurt. Por në Tiranë ai qëlloi sërish me armë disa njerëz në një debat për gjëra të parëndësishme, plagosi 2 prej tyre duke shkaktuar kështu një zhurmë të madhe, por sërish u zhduk nga skena.

Dhjetorin e kaluar, hetuesit e gjetën atë në Bruksel, kryeqytetin belg, pas informacioneve nga Luksemburgu. Gati 2 javë më parë, më 17 mars, ai u transferua në Luksemburg. Pas përballjes me gjyqtarin ai u dërgua në paraburgim në Schrassig. Kjo u konfirmua nga shërbimi për shtyp i drejtësisë në Luxemburger Wort kur e pyetëm për këtë çështje.

Aldo nga Luksemburgu

31-vjeçari vijon një gjyq për vrasje të mbetur në tentativë. Ai tashmë është dënuar në Itali për akuzën e trafikut të drogës. Së fundmi, emri i tij u përmend edhe në rastin e ashtuquajtur “Pizza Connection” në Saarbrücken, që kishte të bënte me një rrjet trafiku të mirorganizuar të kokainës. Aldo Iamandi, i njohur në vendin e tij si Aldo Gjini, konsiderohet nga hetuesit – dhe jo vetëm në Luksemburg – si një “peng i rëndësishëm” në krimin e organizuar. Qëndrimet e tij të përsëritura në Luksemburg nuk kanë qenë vizita mirësjelljeje.

Në të vërtetë, fakti që mafia shqiptare është aktive edhe në Grand-Duché, një zonë paqësore, nuk është sekret prej kohësh. Edhe nëse aktivitetet e tyre në Luksemburg nuk krahasohen me ato të Brukselit apo Antverpit, prania e subjekteve aktive në nivel ndërkombëtar tregon se Grand-Duché është pjesë e rrjetit të tyre. Për më tepër, fakti që grupet e delikuentëve shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm nuk është rezultat i rastësisë: rruga ballkanike konsiderohet ende si një nga kryesoret e transportit të kokainës, heroinës dhe marihuanës për në Evropën Perëndimore.

Trafikantët e drogës në rrugë furnizohen në tregun e lirë – kryesisht nëpërmjet porteve kryesore evropiane të kontejnerëve. Kjo tregti dominohet nga strukturat tradicionale mafioze, si ato në Shqipëri apo dhe “Ndrangheta kalabreze”, e cila prej vitesh është vendosur edhe në Luksemburg.

Në dhjetor, një operacion spektakolar i policisë u zhvillua në Strassen pas një kërkese për ndihmë nga gjermanët në këtë kuadër të luftës kundër krimit të organizuar shqiptar. Forcat speciale do të arrestonin një personazh kyç të mafies shqiptare atje. Por ky person nuk u arrit të gjendej në shtëpinë e tij. Në Gjermani u bënë njëkohësisht 20 arrestime.

Edinjo Pulti aktualisht kërkohet nga Luksemburgu përmes listës së kriminelëve më të kërkuar në Evropë. Ai ishte vendosur së fundmi në Shqipëri, jo shumë larg kufirit me Malin e Zi. Megjithatë, autoritetet shqiptare nuk e ekstraduan atë, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje. Prania e strukturave kriminale shqiptare në territorin e Luksemburgut nuk është gjithashtu një fenomen i ri.

Nuk e kemi harruar “kokën” e mafies shqiptare Kujtim Nuka. Ai bëri bujë për arratisjen nga burgu për 15 orë në shkurt të vitit 2007. Më parë ishte dënuar me 15 vite burg në dy procese gjyqësore si drejtues i një organizate kriminale në fushën e trafikut të heroinës dhe kokainës. Pas një tentative tjetër arratisjeje disa muaj më vonë, Luksemburgu me sa duket ishte shumë i etur për të pranuar një kërkesë ekstradimi nga Greqia në mars 2008. Kujtimi u dënua sërish me 16 vjet burg.

Në Gjermani, në vitin 2020 aktivitetet e 31 grupeve të ndryshme kriminale të dominuara nga shqiptarët u gjetën në fushën e krimit të organizuar – me rreth 230 të dyshuar të identifikuar. Ata merreshin kryesisht me trafik droge dhe në veçanti import-eksport. Vetëm një grup është specializuar në krimin e pronës dhe një tjetër në krimin e kontrabandës, pra trafikimin e qenieve njerëzore në kuptimin e gjerë.

Kartelet ballkanike po fitojnë terren

Një analizë e trafikut të drogës nënvizon gjithashtu një rritje të dukshme të rëndësisë së karteleve ballkanike. Këta të fundit dhe mes tyre grupe delikuentësh kryesisht shqiptarë, marrin pjesë në rritjen e ndjeshme të furnizimit me kokainë në Gjermani. Që nga fillimi i pandemisë, raportohet se është rritur ndjeshëm edhe importi i marijuanës nga plantacionet shqiptare. Në Gjermani, Belgjikë dhe Francë, autoritetet hetimore kanë ndjekur nga afër strukturat mafioze për më shumë se një vit e gjysmë. Ata me sa duket ishin mbështetur shumë në komunikimet e tyre celulare të koduara.

“Mafia e së Ardhmes”

Sipas ekspertëve, dega shqiptare po riorganizohet më shpejt pas pengesave dhe për rrjedhojë po zgjeron me shpejtësi zonën e saj të ndikimit në vende si Belgjika, Gjermania, Franca dhe sigurisht edhe Luksemburgu. Policia federale belge ia atribuoi këtë faktit se grupet shqiptare, falë disiplinës, besueshmërisë dhe profesionalizmit të tyre, lidhen veçanërisht shpejt me organizata të tjera kriminale. Aldo Iamandi ka arritur përmes arratisjeve të tij të suksesshme, pikërisht atë që është më pak e dëshirueshme: vëmendjen. ©Marrë nga wort.lu, përshtati në shqip LAPSI.al



5 Comments

  1. Midis tyre ka dhe femra shqiptare nga 65,70 vjece te lidhur me ta.Nuk jane femra por jane please felliqesira qe jetojne ne luxemburg,e camuflohen mbas ca te shkruajturave

  2. Zhurma mediatike ne Europe e Ameriken Latine mbi mafian shqiptare e ballkanike me duket e ekzagjeruar. Ne rajonin tone ne 30 vite pasiguri, luftera e anarki sigurisht ka gjetur terren krimi i organizuar dhe po shqeteson shoqerite tona, por drejtuesit e tyre jane ne Europe e Amerike,ku Mafia ka hedhur rrenje prej nje shekulli.

    Vendet qe ankohen jane te njohura si lavatrice te parave te pista ngado vijne ato, ndaj jane vatra te aktivitetit kriminal.

    Nese do te donin vertet te ndryshonin situaten, atehete do te ndryshonin legjislacionin per sistemin bankar, te cilin nuk e permendin.

    Edhe pse ndihemi keq per kete nam te madh per shqiptaret, mendoj se zhurma ka te beje me shqetesimin e Mafias nderkombetare dhe futjen ne pjese te aktoreve te rinj, te cilet duan t’i vene nen kontroll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *