• |
ide | kryesore

Miqtë e Putinit me fitore/ Rreziku i krizës në BE nga kolona e pestë e Kremlinit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sipas presidentit të SHBA-së, Joe Biden bota është përfshirë në një “betejë midis demokracisë dhe autokracisë” dhe Ukraina konsiderohet fronti qëndror i kësaj përballjeje.

Por Ukraina nuk është i vetmi vend ku autokracia dhe demokracia janë në luftë”, shkruan New York Times. Kjo po ndodh gjithashtu brenda disa demokracive evropiane. Jo nëpërmjet konfliktit ushtarak, por nëpërmjet zgjedhjeve. Politikanë miqësorë me Putinin – që ndajnë pikëpamjet e djathta dhe nacionaliste – po përpiqen të fitojnë pushtetin.

Dy prej tyre ia kanë dalë. Si në Hungari ashtu edhe në Serbi, udhëheqësit aktualë, që mbështesin Putinin fituan rizgjedhjen. Një test i madh, pritet të ndodhë këtë muaj në Francë, në zgjedhjet presidenciale. Një fitore nga kandidati i ekstremit të djathtë do të ishte një tërmet gjeopolitik.

Hungaria

Në fjalimin pas fitores së zgjedhjeve në Hungari, Viktor Orban, kryeministri miqësor ndaj Putinit tha: “Ne fituam një fitore kaq të madhe sa mund ta shihni atë nga hëna, dhe sigurisht nga Brukseli”.

Hungaria është shembulli më i pastër i një demokracie që ka rrëshqitur drejt autokracisë. Pasi mori pushtetin në vitin 2010 me një fitore legjitime në zgjedhje, Orban filloi të ndryshojë rregullat për të mbetur në pushtet. Ai ka mbushur gjykatat me besnikët e tij dhe ka shuar kritikën në media.

Në secilën nga dy zgjedhjet e kaluara, partia e Orbanit, Fidesz, mori më pak se gjysmën e votave, por megjithatë fitoi dy të tretat në Parlament.

Orban ka një qeveri që ndërthur nacionalizmin kulturor, populizmin ekonomik dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Politikat e tij kanë rritur të ardhurat e shumë hungarezëve, duke përfshirë ata në zonat më rurale që përbëjnë bazën e tij elektorale, duke nxitur frikën e emigrantëve dhe, së fundmi të L.G.B.T.Q. E gjithë kjo e lidh atë me Putinin. Javët e fundit, Orban është përpjekur të tregojë veten si një politikan paqedashës dhe neutral në Ukrainë.

Hungaria nuk i është bashkuar përpjekjeve të Evropës Perëndimore për t’i siguruar Ukrainës armë dhe ka kundërshtuar përpjekjet brenda BE-së për të ndalur importin e energjisë ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përshkroi Orbanin si “praktikisht të vetmin në Evropë që mbështet hapur Putinin”.

Hungaria është krahasuar me një kolonë të pestë brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ajo është zyrtarisht një demokraci perëndimore – por në mënyrë efektive një aleat i Putinit.

Serbia

Fitoret e Orban dhe Vuçiç, CNN i quan dy fitore të vogla diplomatike të Putinit. “Hungaria është një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që do të thotë se Putini mund të pretendojë se ka një mik në krye të dy prej institucioneve të tij më të urryera” shkruhet në analizën e CNN.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është vënë në një pozitë të vështirë nga pushtimi rus në Ukrainë. Për vite me radhë, ai është përpjekur të balancojë ruajtjen e lidhjeve të forta diplomatike dhe ekonomike me Rusinë (dhe një dashuri të veçantë për Putinin) me përqafimin perëndimor që do të vinte me anëtarësimin e plotë në BE.

“Gjatë fushatës zgjedhore, Vuçi135 nuk devijoi nga ky ekuilibër dhe kandidoi me një platformë paqeje dhe stabiliteti në rajon”, raportoi Reuters.

Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse. Edhe pse Serbia mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin e Rusisë, ajo refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës, raportoi Reuters.

Kremlini gjithashtu mbështet Beogradin në qëndrimin ndaj Kosovës duke bllokuar anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.
“Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka të njëjtin model politik si Putin dhe Orban. Pasi u bë president në vitin 2017, Vuçiç nisi ta shndërrojë median dikur të pavarur të Serbisë në diçka të ngjashme me një makinë propagande. Në muajt e fundit, ai ka ritransmetuar mesazhet e komentatorëve pro-rusë dhe gënjeshtrat e Putinit se Ukraina është një fole e nazistëve”, shkroi Andrew Higgins i The Times.

Serbia nuk është anëtare as e NATO-s dhe as e BE-së dhe shumë nga qytetarët e saj ndajnë mosbesimin e Rusisë ndaj Perëndimit.

Franca

Votuesit francezë do të shkojnë në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën – dhe askush nuk ka të ngjarë – një balotazh me dy kandidatë do të zhvillohet dy javë më vonë, më 24 prill.

Favoriti është presidenti aktual, Emmanuel Macron. Por epërsia e tij në sondazhe nuk është e madhe dhe lufta në Ukrainë duket se po e dëmton figurën e tij. Inflacioni ishte tashmë mjaft i lartë në Evropë, siç është në pjesën më të madhe të botës, për shkak të pandemisë. Lufta ka bërë që çmimet të rriten edhe më tej, kryesisht për shkak të sanksioneve ndaj naftës ruse.

“Ndërsa Macron është fokusuar në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje diplomatike në Ukrainë – dhe po dështon, deri më tani – kundërshtari i tij kryesor është fokusuar në ekonominë franceze”, shpjegon Roger Cohen për New York Times. Kundërshtari është Marine Le Pen, një kandidate e djathtë.

Siç shkruan Roger, “Fokusi i saj në çështjet e kostos së jetesës ka impaktuar me miliona francezë që luftojnë për të përballuar jetesën pas një rritjeje prej më shumë se 53 për qind të çmimeve të gazit gjatë vitit të kaluar”

“Le Pen ka një histori të gjatë miqësore me Putinin. Partia e saj ka marrë kredi nga një bankë ruse dhe ajo u takua me të në vitin 2017 në një përpjekje për të forcuar imazhin e saj politik”, shkruan Elisabeth Zerofsky në një histori të revistës Times për të djathtën ekstreme franceze. Deri para pushtimit, Le Pen mbështeti kryesisht politikat e Putinit. Edhe tani, ajo kundërshton politikat e vijës së ashpër ndaj Putinit.

Le Pen pason në sondazhe me afërsisht gjashtë pikë përqindje – një diferencë mjaft e vogël sa të mund të imagjinohet një shqetësim. Nëse ajo fiton, grupi miqësor ndaj autokracisë brenda demokracive të Evropës do të bëhej shumë më i madh se sa është tashmë.

“Një fitore e saj,” shkruan Roger, “do të kërcënonte unitetin evropian, do të alarmonte aleatët francezë nga Uashingtoni në Varshavë dhe do ta përballte Bashkimin Evropian me krizën e tij më të madhe që nga Brexit”./ Përshtati Lapsi.al



15 Comments

  1. harrut me von edhe trump si kolone e peste, shtojini dhe merkel erdogan dhe cilindo qe nuk i vjen pershtat luftes se brendshme ne amerike per pushtet midis globalisteve neo komuniste dhe republikaneve patriote

    shkrim vari karin

  2. Artikull tërësisht për së mbrapshti dhe fallco, që përshkohet nga një servilizëm i neveritshëm ndaj medias “së lirë” perëndimore.

    Urime Orbanit për fitoren dhe uroj nje sukses të së djathtës konservatore dhe patriotike në Evropë … Kurse për Vuçiçin në të s’ëmës shkoftë!!!

    1. Yuri Kim ka postuar në rrejtet e saj sociale një foto të saj dhe Enkelejd Alibeaj, teksa ka “konfirmuar” kështu se ajo njeh këtë të fundit si kryetar të PD dhe jo Sali Berishën.

      1. A mire dakord. Te dali Alibeu te beje fushate dhe te dale opozita me 1 vote se as nruja nuk e voton. Kshu Xon i vogel kshu, marte Rilindja nga ditet e tua😜.

  3. Amerika te fut ne burg per nje fjale goje dhe eshte shtet fashist korporatist feudalist me lloj lloj policish dhe sherbimesh te fshehta. Kanadaja i zhdepi protestuesit pawesir dhe i futi ne burg duke ju sekuestruar llogarite Bankare.Anglia beri te njrjten gje.Franca me jeleket e Verdhe. Gjermsnia me protestuesit dhe Spanja me udheheqesit e pavarsise se Katalanjes dhe me protestuesit katalanjas. Perendimi eshte nje diktature shume e eger deri sa te nderhyjne te te drejtat qe ke ti si prind mbi femijet. Ta mesojne me idera homoseksualiteti. Lindja eshte shume me mire

      1. Ja do t marrim leje ty …. Po sa për dijeni të gjitha opsionet janë në tavolinë. Duke pare e duke bërë.

  4. Serbet jane kokrra e bythqirave, sepse mbushin rruget me manifestime pro Rusise dhe voten e hedhin per Vuçiçin që ështe agjent Anglez dhe punon për Sorrosin hebraik.
    Karakteri xhipsi i Serbeve i ka kontribuar ne suksesin e armiqve te ballkanit !

  5. ky agression është natyrisht një sinjal tipik drejtuar prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë Speciale, që kanë në duar dosje që i djegin Berishës dhe grupit të tyre. Deri më sot, ky lloj shantazhi drejtuar këtyre njerëzve, të cilët janë natyrisht të brishtë e që kanë parë tmerret e xhindosjes së Berishës në vite,sa rroteKari je more tito shokun nuk e ke,gjithe ato shpellkare qe jeni te shqupi ti dallon mes shokeve

  6. posht bythqirat! mbroni Rusine!!
    po u fshehet, heret a vone bythqirat e NYT do sundojne boten me ideologjira LGBTQ e Sorros.
    shihni is jane bllok kundra Rusise. shihni si i hidhen ne grup gangot

  7. Prpaganda perendimore me mentalitet komunist o me ne o me ata perfundimisht po perdhosen vlerat e verteta te qyteterimittr

  8. Presidenti Meta, bashkë me ish- presidentin Berisha, fshehurazi prenë një kostum të ri për kombin dhe popullin tonë. Për herë të parë që nga Bibla, një pilar politik shqiptar u shfaq si kallauz kundër Perëndimit, dhe ky u spekulua si ‘kostum kombëtar’. As në kohët më të këqija, populli shqiptar nuk kishte përfytyruar ndonjë ‘president’ që të ngrinte flamurin anti- Perëndimor. Por ja që këta të dy e bënë.

  9. Ju lutem te shikoni nje here harten e Europes Lindore dhe vecanerisht cdo me thene trajektorja
    Hungari-Serbi-Shqiperi ose e personalizuar Putin-Orban-Vucic-Rama.

    A nuk eshte kjo shkeputja e ballkanit nga EU?

    A nuk eshte kjo dalja ne adriatik e Rusise qe kaq shume e enderuar nga Ruset po ja falin me deshire karagjozet e Ballkanit. Por gjithesesi beni edhe pak durim more te pabese se nuk do te jete e larget dita tuaj.
    Nese Nato do te detyrohet te hyje ne lufte Kokat tuaja do te fluturojne te parat.

    Ky nuk eshte kercenim por vetem nje rezultat i nje analize se situates aktuale ne Europen Lindore.

    1. që pas fitores së qartë të Ramës, edhe pse me 10 vota, del që fitues ishte Basha. Gjithsesi, edhe nëse merret e mirëqenë si fitore demokrate, gjë të cilën s’e pranon as vetë Ristani sot, bilanci është gjithsesi i zymtë për Berishën në raport me PS-në dhe Ramën, por më pak i zymtë në raport me Bashën.

      Basha ka humbur 4 palë zgjedhje në 8 vjet. Berisha, në 21 vjet, nga 92-shi, deri në 2013-ën, ka humbur 8 palë zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *