• |
ide | kryesore

Ngacmoi seksualisht të bijën e mitur, jepet vendimi për 61-vjeçarin në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



61-vjeçari Jani Kallajxhi, i cili u ndalua të premten e javës që kaloi me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij 8 vjeçe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” per babain, duke pranuar  kërkesën e prokurorisë.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit  që u mbajt të dielën, 61-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatës.

Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar. “Unë jam kujdesur për vajzën time pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”, mësohet të jetë shprehur 61-vjeçari.

Çështja e ngacmimit të vjazës 8 vjeçe do të gjykohet nga Seksioni i të Miturve në Gjykatën e Korçës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *