• |
ide | kryesore

Ngjarja në Bucha, ministri gjerman: Nuk do të vendosim embargo të menjëhershme ndaj gazit rus

-Instant, Lajme, Planet



Berlini nuk do të vendosë embargo të menjëhershme ndaj energjisë ruse, pavarësisht mizorive në Ukrainë, thotë ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck.

Por ai thekson se ekonomia më e madhe e BE-së po punon drejt ndërprerjes së energjisë ruse.

“Ne po punojmë drejt një embargoje, me masa që çdo ditë po e dëmtojnë Putinin. Jemi në një kurs të mirë dhe këtë javë do të bëjmë më shumë progres në atë kurs”, thotë ai.

“Ne po punojmë për pavarësinë nga gazi, qymyri dhe nafta ruse”, shtoi ai.

Habeck thotë se para pushtimit rus të Ukrainës, 35% e naftës gjermane vinte nga Rusia, tani është më shumë se 25%. Në deklaratat e mëparshme ai ka thënë që nga pushtimi, varësia gjermane nga gazi rus ka shkuar nga 55% në 40%.

Për shkak të vrasjeve civile në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë, sanksionet e reja kundër Rusisë do të vendosen këtë javë, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *