• |
ide | kryesore

Ngrehen dyshime se viktima e atentatit në Rinas nuk udhëtonte vetëm, dera e pasagjerit u gjet e hapur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Iljaz Cali, viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme në kthesën e Rinasit, mund të mos ketë udhëtuar i vetëm kur është qëlluar për vdekje.

Trupi i pajetë u gjet i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur.

Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Ndaj 37-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip “Land Rover” me targa AB 988 AS.

Makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Nikla e Fushë Krujës, ku burimet për Report Tv thonë se ai e ka shitur makinën në një pikë që jep makina me qira në zonën e Rinasit.

Pas ekzekutimit të Iljaz Calit, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa që ishte një atentat

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët. Në vendin e ngjarjes ka prani të madhe të forcave të policisë dhe ambulancës. Grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në Durrës, Elbasan e Lezhë për kapjen e autorëve.



3 Comments

  1. Kohët e fundit janë shtuar shumë atentatet kriminale me pasoja vrasje a plagosje të mafiozëve njeri me tjetrin.
    Çuditërisht , policia është bërë shumë e zellëshme për të kapur autorët, e ndërkaq , ndonëse me kërkesën e SPAK Gjykata lëshoi urdhërin e arrestit për Bllakon, policia shkon ta arrestojë ate pas 12 orësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *