• |
ide | kryesore

Padi në SPAK/ Ministria e Bujqësisë po vijon të fshehë gripin e shpendëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Ervin Resuli ka paralajmëruar një padi në SPAK për ministrinë e bujqësisë. Sipas tij, ky dikaster po mban të fshehtë situatën e gripit të shpendëve duke deklaruar se nuk ka raste të reja kur vetëm këtë të hënë u mbyll një tjetër pulari në Durrës.

“Kjo që po ndodh me menaxhimin e situatës lidhur me gripin e shpendëve, duhet të hetohet seriozisht nga SPAK. Ministria e Bujqësisë njofton që nuk ka më raste të reja, ndërkohë që një stabiliment pulash në fshatin Fllakë të Durrësit është mbyllur sot.

Kjo vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit, si dhe dëmton rëndë gjithë bizneset, të cilat nuk njoftohen për rastet e reja. Shoqata jonë do të ndërmarrë hapa konkretë ligjorë në SPAK, pasi çdo ditë që kalon për shkak të paaftësisë së ministrisë së bujqësisë vë seriozisht në rrezik jetën e konsumatorit shqiptar dhe prodhuesve vendor” – shkruan Resuli në Facebook.

Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se nuk ka më raste të reja, përveç disa vatrave që janë aktive në Durrës, Dibër, Korçë, Tiranë, etj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *