• |
ide | kryesore

Për Borën apo Beatrix? Kujt i dedikohet kënga e re e Donaldit

-Instant, Paparazzi, Slider



‘100 Vitrinat’ e Bora-Donald-Beatrix. Një treshe e krijuar në Big Brother, me historitë dhe dramat e tyre vijon të na shoqëroj dhe pas mbarimit të atij spektakli.

Dashuri, tradhti, ndarje, rikthim, dedikim do të ishin fjalët kyçe që do të përcaktonin këta tri persona.

Donaldi, protagonisti kryesor vijon të bëjë konfuz audiencën me këngët e publikuara.

Gjatë qëndrimit në Big Brother ai konfirmoi se ‘Toxic Love’ i dedikohej dashurisë së tij më të madhe Bora Zemanit.

Vetëm pak kohë më vonë, ai duket se harroi këtë dashuri për një të re, këtu bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj. Mes shumë kritikave dhe mes shumë paragjykimeve ata qëndruan bashkë. Madje kjo e fundit i dedikoi një këngë Donaldit pak kohë pas daljes nga shtëpia më e famshme. NUk vonoi shumë dhe kënga e Semi Jaupaj (shoqja e ngushtë e Bora Zemanit), ‘Mos u kthe’, një dedikim i supozuar i tërthortë.

Megjithatë, kur dukej se gjithçka përfundoj, aty nisën dhe konfuzionet më të shumta.

Donaldi vendosi që të ecte drejt rrugëz zë muzikës dhe u pozicionua në skenën e koncerteve duke publikuar një hit ‘Nuk je’. Sipas detajeve të fansave syshqiponjë ishte padyshim një dedikim për Bora Zemanin.

Së fundmi aktori ka postuar një video nga kënga e tij më e re në Instagram. Në ndryshim nga kënga e tij e parë “Nuk Je” për Borën, kjo këngë mendohet të jetë një dedikim për Beatrix Ramosaj.

Këto aludime nga publiku janë ngritur, nga një fjalë që Donaldi e thotë gjatë refrenit të këngës. “Anormale” është fjala që aktori ja thontë shpesh herë këngëtares kosovare, kur ndodheshin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Kjo këngë dhe këto dyshime vijnë disa ditë pas lajmeve të shumta që Donadi dhe Bora Zemani ishin pajtuar, madje edhe që ishin duke shijuar pushime me njëri-tjetrin.



3 Comments

  1. Po cmerreni me Donaldin ,Trixen dhe Boren? Mbase Bora ishte deri diku e famshme dhe e donin fansat, deri sa e uli veten ne ate pike sa po tallej Donaldi me te. Po Donaldi kush eshte, pervec se nje mashtrues qe edhe lotin e nxjerr me pult. Ai e tha troc fare qe une do i kem miq te gjithe ata qe kam interes. Normal nga Bora do kete interes, se gjithe fansat dhe followersat e Bores shkojne te Donaldi,keshtu qe i duhen vellezerve Veshaj se i jane fut muzikes. Sa me vjen inat qe Bora spo e kupton kete gje, dhe do perdoret e riperdoret nga Donaldi, e mbase edhe nga Romeo. Mos i jepni rendesi se ca bejne Donaldi, Trixa, se ata ate duan, te jene ne qender te vemendjes. por qe ne fakt jane askushi qe te jepni lajme cdo dite per ta. Biles as Boren mos na nxirrni, se eshte bere si femer qe ska pare cun me sy, dhe i eshte ngjitur Donaldit me keq se nje adoleshente dhe do ta kapi me zor.

  2. Donaldi arriti te aktronte 24/24 per me shume se 115 dite ne Big brother, dhe budallenjte qe e votuan dhe e nxorren fitues,pavaresisht se cmimin ia falen Ilirit, nuk e kuptuan , e jo me tani kur atij i duhen klikime se ca eshte ne gjendje te beje. Ai duroi dhe per cigare ne big brother, e si nuk i duroka dot nga 2-3 ore Boren dhe Beatrixen ne kembim te klikimeve. Apo rrezik i japin dhe leke keto bucallackat,e perdorin si zhigolo

  3. Po sikur Donaldi-Bora-Trixa te kene bere nje marreveshje te fshehte qe te bejne keto lojerat e tresheve te famshme, qe ia kane marre doren Bora dhe Olsa,, vetem sa per te mbajt famen dhe klikimet gjalle? Po qr futeni dhe Semin brenda, beni nje katershe. Pse jo dhe Arjolen, per te prish syrin e keq, se edhe asaj i shkelqenin syte kur shihte Donaldin, Kledin apo Beniaden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *