• |
ide | kryesore

Përdhunimi, ‘arma’ e re agresionit rus në Ukrainë

Arkiva, F1, Planet



Rusia është e vendosur të shkelë me të dyja këmbët ligjin ndërkombëtar. Sikur të mos mjaftonin masakrat humane dhe qindra jetë të pafajshme të marra mbas uzurpimit të Ukrianës, dhjetëra gra dhe vajza janë duke u përballur me një taktikë ë re luftimi, përdhunimin. Mjaftoi një pamje e kapur nga fotoreporteri Mikhail Palinchak që tregonte trupat lakuriq të një mashkulli dhe tri femrave që ishin të mbuluar me batanije, që bota të shihte monstruozitetin e ‘armës’ njerëzore ruse.

Imazhet e tmerrshme, që zbulojnë gra të përçudnuara, janë thjesht një provë e gjallë e faktit se tortura dhe përdhunimi është përdorur kundër civilëve ukrainas në zonat që kontrollonte Rusia që pas 24 shkurtit. Por dhuna seksuale është e vështirë të matet dhe të perceptohet si sulm e aq më pak si ‘armë’.

Teksa trupat ruse janë tërhequr nga kryeqyteti ukrainas dhe janë përqëndruar më së shumti në pjesën lindore të Ukrainës, gra dhe vajza kanë ndarë me policinë, mediet apo edhe me organizatat humanitare historitë e tmerrshme të torturave që kanë përjetuar në duart e rusëve. Sulme seksuale në grup, shumica të imponuara edhe me armë, përdhunime në sy të fëmijëvë janë ndër dëshmitë e hidhura të mbledhura nga hetuesit.

“Kemi patur disa thirrje nga gra dhe vajza që kërkojnë asistencë, por në shumicën e rastëve është e pamundur që ne t’i ndihmojmë ato fizikisht. Përdhunimi është një krim që pak raportohet edhe në kohë paqeje. Unë më tepër friksohem se kjo që ne po mësojmë tani është veçse maja e ajsbergut.”, tha Kateryna Cherepakha, presidente e La Strada Ukraine, një organizatë humanitare që mbështet të mbijetuarit e trafikimit, dhunës dhe sulmeve seksuale.

Përdhunimi dhe agresioni seksual konsiderohen një krim lufte dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar. Prokurori i Ukrainës dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare kanë deklaruar se do të hapin një hetim për sulmet seksuale të kryera në Ukrainë. Por mundësia e vënies përpara drejtësisë së fajtorëve, nuk i shuan frikërat e grave ukrainase për atë çfarë mund të ndodhë në një luftë në zhvillim e sipër.

31-vjeçarja Antonina Medvedchuk thotë se kur u zgjua nga zhurma e bombardimeve, ditën kur nisi lufta, gjërat e para që ajo mori me vete përpara se të largohej nga Kievi ishin prezervativët dhe një palë gërshërë.

“Sa herë që kishte një armëpushim unë kërkoja për kontraceptivë në vend që të shkoja të gjeja kutinë e ndihmës së parë. Edhe pse nëna ime më thoshte se kjo nuk është një luftë e tillë, se gjëra të kësaj natyre i përkisnin të shkuarës, unë jam një feministe dhe e di që të gjithë luftrat përfshijnë sulme seksuale.”, thotë Medvedchuk.

Më e keqja është se gratë ukrainase nuk duhet të ruhen vetëm nga ushtarët rusë. Në Vinnytsia, një qytet në perëndim të Ukrainës, një mësuese raportoi në polici duke treguar se një ushtar ukrainas e kishte tërhequr zvarrë drejt librarisë së shkollës dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Ky person më vonë u arrestua.

Organizata si “La Strada Ukraine” dhe një rrjet i lëvizjeve feministe kanë punuar online me qeverinë për të shpërndarë mbështetje mjeksore, ligjore si dhe psikologjike për viktimat e agresionit seksual. Këto organizata po përpiqen të gjejnë streha të sigurta për gratë dhe vajzat që janë duke u përpjekur të largohen nga lufta por edhe nga sulmet e këtilla. Megjithatë mes tyre ekziston frika se përdorimi i përdhunimit si një taktikë ushtarake sulmuese do të çojë në krijimin e plagëve të rënda sociale që do të mbarten nga shoqëria ukrainase ndër vite.

“Kur një vajzë/grua largohet nga këtu, duket sikur ajo është e sigurtë sepse është larg armëve dhe meshkujve që e sulmuan. Por trauma e akumuluar është një minë me sahat brenda saj, që e ndjek kudo të ndodhet.”, thotë Sasha Kantser, pjesëtare e lëvizjes që po ndihmon gratë ukrainase.

 

Përshtatur nga: The Guardian



25 Comments

  1. deri me sot, ne ligjerata apo referime per te keqen si etalon i se keqes merrej nazizmi ose fashizmi, bile edhe ne shqiptaret kur krimet e komunisteve kishin filluar te shfaqeshin pas 1990 vazhdonim te njejtin avaz.

    Komunistet kane qene e mbeten monstra me e keqe e se keqes, vetem qorat, injorantet e naivet nuk e kane kuptuar kete te vertete.

  2. Po kur i perdhunokan dhe ushtaret Ukrainas vete civilet, arma e re e kujt eshte? Mos valle arma e Batalionit Azov te Zelenskit?

    Lajm vari karin. Qe ka te ushtar te cmendur be lufte ka nga te dy palet qe luftojne. Rusia nuk ka patur dhe ka qellim te mplekset me civilet sepse nuk ka prishur asnje gje te infrastruktures civile, as ujesjelles, as termocentrale etj.Ukrainasit kane drita, uje, ngrohje nonstop. Lufta e deklaruar e ruseve ka qene kunder pikave ushtarake, kunder batalionit neonazist Azov vetem. Kjo sepse Azovet me ndihmen e Zelenskit dhe bythqireve te tjere ju dhane dajak ruseve qe jetojn ne dy republikat Donbas dhe Dontesk.

    1. O rrotë kari, krimet e rusëve në Ukrainë nuk kanë ndodhur në asnjë luftë në Europë, përveç nga serbet në Bosnje dhe Kosovë.

      1. Kur ta kuptosh ti se sa idiot dhe sa rrotkari je do jete vone:). Palle cari, shif lajmet e pavarura qe vijne nga terreni dhe jo nga lufte- propaganda e mediave te medha CNN, BBC etc.
        Ketu eshte per te pare te verteten si qendron dhe jo te maresh ane me Ukrainen apo me Rusine se sben.

        Nejse, e mora mundimin qe te kthej pak pergjigje qe ti “heqesh” ato anesoret e syve te kalit qe ke vene o gomar, qe te shohesh pak me gjere situaten dhe mos te ngelesh gjithmone idiot dhe rrotkari:).

          1. O idiot, kerko ne youtube Patrick Lancaster apo Gonzalo Lira qe jane ne Ukraine ne terren dhe nuk “gatuajne” lajme sic bejne mainstream media.

            Shif raportimin dhe informacionin me tere ngjyrat dhe jo vetem bardh e zi qe serviret nga msm qe Putini kriminel i zi e Zelensky hero i bardhe. Kshu qe zoti idiot, uroj te mes vdesesh idiot🤪. Klm ✋

        1. For the first time I heard the name of Patrick on pro-Russian sites. It turns out that he has been in both Crimea and Donetsk since 2014. And now he broadcasts from Mariupol. Question to Patrick: how do you Patrick manage to go everywhere and stay alive? Everyone knows the sad stories of those journalists and public figures who do not support the Kremlin’s policies. How do you manage to make your news? The answer is obvious and it stinks of the Kremlin.

          1. Për herë të parë dëgjova emrin e Patrick në faqet pro-ruse. Rezulton se ai ka qenë në Krime dhe Donetsk që nga viti 2014. Dhe tani ai transmeton nga Mariupol. Pyetje për Patrick: si ia arrini Patrick të shkoni kudo dhe të qëndroni gjallë? Të gjithë i dinë historitë e trishtueshme të atyre gazetarëve dhe figurave publike që nuk mbështesin politikat e Kremlinit. Si arrini të bëni lajmet tuaja? Përgjigjja është e qartë dhe i vjen erë Kremlinit.

        2. Demek o torollak, një individ i dyshimtë, qenka më i besueshëm se institucionet qindravjeçare të medias botërore.

          Vërtet qenke rrotë kari komplet, ose spiun i rusëve.

  3. Komunistët halet e rilindjes në mbrojtje përdhunimit rus hu corona ua shkërdheftë familjen dhe u pastroftë nga kjo botë

    1. Nuk ke kuptu gje o hajdar. Une nuk jam rilinds psh dhe nuk jam ne mbrojte te Rusise e as Ukraines. Une jam per te na thene dhe dhene te verteten sic eshte sepse ajo qe e tregojne nuk perputhet me ate qe ndodh.
      Kaq e thjeshte eshte. S’po te shaj megjithese e meriton me ti shkerdhu pak robt:)

  4. Cuditem cfare do fitonte Rusia ne bote duke bere keto lloj pislliqesh, qe kane dale ne media?! Pse duhet ta ulte steken kaq poshte Putini?!

    Po te kishte dashur vertet kurban, nuk do kishte kaq viktima kjo lufte, por shume e shume me teper! Me tere ato raketa qe jane hedhur!

    1. O rrotë kari, krimet e rusëve në Ukrainë nuk kanë ndodhur në asnjë luftë në Europë, përveç nga serbet në Bosnje dhe Kosovë.

  5. Mbetet mister objekti i bisedes mes tyre, por kujtojmë që afera më e madhe e familjes Berisha, ajo e CEZ, ka lidhje pikërisht me çekët.

    Dhe kane qene pikerisht çeket ata qe e kane hedhur kete ceshtje ne arbitrazh, Berisha po interesohet per te “fshire” emrin e familjes se tij permes lobimit

    1. ??? A ju jeni ftof ne tajare. Ju ka bere Berisha me hije o ju qifsha robt. Po e ndjeni se do ngeleni pa sufllaqe se shpejti:).

    2. Jo komunistet po sllavo-komunistet, sidomos ata ruse jane raca me e keqe edhe me kriminele se nazistet gjermane kur vjen puna te dhuna ndaj grave e femijeve te popujve te poshtuar.

  6. Ktyre loqeve qe shkrujn akoma per berishen i ka bo reaksion vaksina e rames.
    Nga karin dalin ne mes te komenteve pa lidhje dhe halucinojn ne boten e cudirave..

    1. Ne irak me miliona te vrare dhe te plagosur ku ende agresoret AngloAmetikan e mbajne te pushtuar Irakun dhe keta trapat merren me Ukrainen

  7. Edhe tjetra eshte akoma me e bukur te demaskosh mashtrimet e majtisve sorroist perendimore dhe kelysheve te tyre qe nuk ngopen duke mare para nga kina pa hesap na qenke komunist. O ju hengert mortja si ju mban toka o vemje idiote.

  8. Perdhunimi ishte arma e serbeve ne Kosove e Bosnje, ndaj mos e harroni, se nuk eshte aplikuar vetem ne Ukraine.

    Por ne Kosove ndodhi edhe me keq se shqiptaret nuk i perkrahen viktimat qe u ishte cenuar nderi. Shume prej tyre u vetevrane ose u izoluan duke e fshehur kete krim.

    Pas 20 vitesh kane kurajo te pohojne pak viktima.

    Por Ukraina po e ngre zerin dhe évidenton cdo krim, gje qe Kosova nuk e beri dhe Perendimi nuk e mbeshteti per keto krime.

  9. Yuri Kim ka postuar në rrejtet e saj sociale një foto të saj dhe Enkelejd Alibeaj, teksa ka “konfirmuar” kështu se ajo njeh këtë të fundit si kryetar të PD dhe jo Sali Berishën.Jane zgjuar shpellkaret e salihut pro rus e pro orban ketyre shpellkareve me dy gjilpera qe i ka bere enveri kur linden dhe salihu gjate pushtimit qe i beri shqiperise ketyre i shkon mendja prap ne lindje,vazhdoni lexoni Vellimet e enverit te salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *