• |
ide | kryesore

Tentuan të kalonin kufirin me pasaportë false, arrestohen dy shtetas afrikan dhe një francez në Kapshticë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy afrikanë dhe një francez janë vënë në prangat e policisë kufitare në Kapshticë.

Konkretisht policia kufitare arrestoi M. M., 41 vjeç, K. P., 32 vjeç, të dy banues në Comoros, Afrikë dhe T. M., 59 vjeç, banues në Paris, Francë.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, dy shtetasit afrikanë kanë paraqitur pasaporta franceze në emër të dy shtetasve të tjerë. Nga kontrolli i mëtejshëm që shërbimet e Policisë Kufitare kryen në sistem, këto dokumente rezultuan të dyshuara të falsifikuara.

Në bazë të hetimeve të mëtejshme hetimore dyshohet se shtetasi francez T. M. ka ndihmuar dy shtetasit afrikanë, kundrejt shpërblimit, duke iu siguruar atyre dokumentet e identifikimit, me premtimin për t’i kaluar në drejtim të vendeve të BE-së, nëpërmjet vendit tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *