• |
ide | kryesore

Tuchel i përzgjedhuri i Real Madrid: tekniku gjerman do të spostojë Ancelottin

-Instant, Sport



Këtë të mërkurë në Londër, Real Madrid i Carlo Ancelottit do të përballet me Chelsean e Thomas Tuchel në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Një provë force për të dy trajnerët, që mund të ndryshojnë pankinë në sezonin e ardhshëm. E vendimtare në vendimet e klubeve mund të jetë pikërisht përplasja në Champions, më shumë për italianin e Blancos se për gjermanin e Blues.

Sipas gazetës ‘Telegraph’, Tuchel është në listën e preferencave të merengues për të zëvendësuar Ancelottin. Klubi madrilen duket i gatshëm të konfirmojë trajnerin emilian, por gjithçka varet nga ajo që do të ndodhë në ndeshjen e Champions League dhe si do të përfundojë kampionati i Real Madridit. Nëse në krye të la Liga gjërat janë më të sigurta për Ancelottin, në Champions, kundër londinezëve që janë një mace e zezë e vërtetë (kundër tyre Real nuk ka fituar kurrë), situata është shumë më e paqartë dhe zgjedhja që do të bëjë Perez lidhet pikërisht me rezultatin e përballjes së dyfishtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *