• |
ide | kryesore

Varret masive në Bucha/ Kryeministri i Polonisë: Problem Gjermania, po ndalon sanksionet!

-Instant, Arkiva, Planet



Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e ka quajtur gjenocid masakrën e shkaktuar në rajonet përreth Kievit.

Morawiecki e përshkruan pushtimin rus në Ukrainë si “një të keqe të pastër”, duke shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin do të ndalet vetëm duke vendosur sanksione më të ashpra.

Morawiecki u bëri thirrje vendeve të BE-së që të konfiskojnë pasuritë e oligarkëve rusë dhe thotë se varësia e Gjermanisë nga energjia ruse gjatë viteve kishte ndihmuar në forcimin e Rusisë.

Ai gjithashtu vuri në dyshim nëse negociatat e presidentit francez Emmanuel Macron me Putinin kishin arritur ndonjë gjë.

Kur u pyet për qëndrimin e Hungarisë ndaj Rusisë, Morawiecki thotë se fitorja e katërt elektorale e Viktor Orban duhet respektuar dhe se Budapesti mbështet sanksionet.

“Është Gjermania ajo që është pengesa kryesore ndaj sanksioneve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *