• |
ide | kryesore

Vrasja e Iljaz Çalit/ Hetimet tek borxhi 1 milion euro dhe konfliktet për kromin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Megjithëse emri i kishte dalë në media për disa qindra fidanë kanabis, hetimet për vrasjen e Iljaz Çalit në autostradë morën drejtim tjetër 24 orë pas vrasjes. Të dhënat të çojnë në një botë tjetër, që nuk ka lidhje me trafikun e drogës, por që përfshin njësoj grupet kriminale.

Bëhet fjalë për konfliktin me mafian e kromit, që kontrollon minierat e Bulqizës dhe tregun e mineraleve. Në të kaluarën Iljaz Çali kishte qenë mik me Gjin Nikajn një tjetër person i vrarë në vitin 2014 në Fushë-Krujë, për minierat e kromit.

Rezultoi se Çali ishte aksioner i një kompanie të tregtimit të kromit bashkë me të vëllain në Bulqizë.

Kompania Çali-Metal ishte në pronësi të të dy vëllezërve që prej janarit 2011, ku secili dispononte 50 % të aksioneve në kompani. Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici për të dëshmuar për lëvizjet e viktimës dhe ndonjë konflikt të tij të mundshëm.

Dëshmia kryesore është ajo e të vëllait të tij, që sipas Top Channel ka identifikuar dy persona të mundshëm si autorë të vrasjes. Njëri prej tyre i kishte një borxh prej 1 milion eurosh të dy vëllezërve dhe me të ishin konfliktuar disa herë, ndërsa me personin tjetër vëllezërit Çali kishin pasur konflikte për shkak se edhe ai kishte një minierë kromi.

Policia ka kontrolluar lëvizjet e mjetit me të cilin udhëtonte Çali pasi ky ishte i pajisur me GPS. Vrasja ndodhi natën e 3 Prillit, ndërsa viktima ishte në lëvizje me mjetin e tij në autostradë kur u qëllua me breshëri armësh. Gjatë natës, autostrada nuk ka qenë e ndriçuar ndaj hetuesit e kanë pasur të vështirë të identifikojnë mjetin e vrasësve në kamerat e sigurisë.

Vetë Iljaz Çali ishte besimtar mysliman, madje për shkak të besimit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël pranë shtëpisë së tij./Lapsi.al



5 Comments

  1. Mbetet mister objekti i bisedes mes tyre, por kujtojmë që afera më e madhe e familjes Berisha, ajo e CEZ, ka lidhje pikërisht me çekët.

    Dhe kane qene pikerisht çeket ata qe e kane hedhur kete ceshtje ne arbitrazh, Berisha po interesohet per te “fshire” emrin e familjes se tij permes lobimit,nje kriminel shpellkar me pak nga familja kriminale e salihut

  2. shtetet e deshtuara nga krimi dhe narkotrafiku kane disa ngjashmeri te perbashketa: hesapet lahen rrugeve, mbas atentateve iket ne drejtim te paditur, policia nuk vlen me shume se ajo bashkiakja, droga investohet ne real estate, koncensione e politike dhe njerezit me te shkuar te dyshimte ngrene dhe mirmbajne objekte kulti

  3. Yuri Kim ka postuar në rrejtet e saj sociale një foto të saj dhe Enkelejd Alibeaj, teksa ka “konfirmuar” kështu se ajo njeh këtë të fundit si kryetar të PD dhe jo Sali Berishën.

  4. që pas fitores së qartë të Ramës, edhe pse me 10 vota, del që fitues ishte Basha. Gjithsesi, edhe nëse merret e mirëqenë si fitore demokrate, gjë të cilën s’e pranon as vetë Ristani sot, bilanci është gjithsesi i zymtë për Berishën në raport me PS-në dhe Ramën, por më pak i zymtë në raport me Bashën.

    Basha ka humbur 4 palë zgjedhje në 8 vjet. Berisha, në 21 vjet, nga 92-shi, deri në 2013-ën, ka humbur 8 palë zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *