• |
ide | kryesore

“A mos është djali im?”/ Rrëfimi prekës i gazetares së Top Channel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një rrëfim prekës për Liljana Gjonajn, nënën e Mariglenit të zhdukur tashmë prej 7 vitesh, në rrethana që nuk dihen edhe sot e kësaj dite.

Plaga e Liljanës rihapet sa herë që në media ka lajme për eshtra apo persona të zhdukur, që i shtojnë dhimbjen për Mariglenin, nga i cili nuk ka asnjë shenjë, që nga dita kur u largua për në shkollë.

Sipas gazetares, Liljana e kishte telefonuar edhe të dielën, me shpresën për të marrë informacion prej saj, në lidhje me zbulimin e disa eshtrave në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Edhe këtë herë nënës së dëshpëruar nuk i është dhënë lajmi nëse eshtrat ishin apo jo të djalit të saj.

Hoxha shprehet se hetimet për dosjen e Mariglenit nuk kanë qenë të plota, ndërkohë që edhe prova të tilla si gjurmë gjaku në këpucën e një shoku të tij të klasës nuk u hetuan deri në fund.

RRËFIMI I PLOTË I GAZETARES:

Një nënë në kërkim të të birit

Sot Liljana Gjonaj, grua e një burri të vrarë dhe nënë e një djali të zhdukur mbush 49 vjec. Kapa telefonin për ta uruar dhe sapo më dëgjoi zërin qau duke ma kthyer; faleminderit , smë intereson ditëlindja dhe as pse po jetoj. Dua djalin.

Liljana Gjonaj është një nënë sic do nënë e cila , që derisa të mos ketë frymë do kërkojë drejtësinë për të birin. U takuam në një nga ato ditët më të zeza të saj ( që vazhdojnë të jenë të tilla) kur duke mos I dhënë asnjë shpresë i përplaseshin dyert e prokurorive përpara atyre syve që kërkojnë të shohin edhe njëherë djalin. Ai quhet Mariglen Gjonaj, zhdukur më datë 18 maj 2015. Ishte 15, dëshironte të bëhej boksier, ndaj dhe ndiqte një shkollë private sporti. Atë e kishte lënë jetim I ati që ja vranë, dhe Lilja

Gjatë këtyre 7 vite kërkime dhe asnjë indicie nëse është apo jo gjallë, nëse ka ndërruar jetë kush e vrau, kam shkruar disa herë për një grua si Liljana dhe për Mariglenin, derisa një eshtër e gjetur në fundjavë ja zgjoi sërisht shpresat nënës në kërkim të tij.

Zemra e Liljanës , dëshiron që I biri të jetë gjallë , e megjithatë e njëjta zemër I thotë kobin se trupi I fëmijës dergjet diku. Diku ku ajo e kërkon dhe e kërkon, rend mbas cdo fjale që dëgjon poshte e lartë, e megjithatë ska gjetu asnjë gjurmë të tij.

‘Kur të vijë momenti – më tha në një nga ato ditë të ngarkuara me zi Liljana – dua të flasësh për mua, unë po iki nga ky vend sepse askush smë ndihmoi dhe më duhet me shpëtu dy djemtë e tjerë‘’. Kështu ajo më shkruan sa herë që merr lajme prej atje ku ndodhet për eshtra të paidentifikuara. Nëna më pyet; mos janë të djalit tim? Të dielën u takuam prapë në telefon.

Më tha ‘Kam dëgjuar lajme që është gjetur një kufomë. Shpirti po më dhemb. Nëqoftëse merr vesh dicka a mos është djali im?’’. Në kërkim të eshtrave të Mariglenit në bisedë me zyrtarë policie dëgjoj se nuk dihet aspak nëse mund të jetë ai, por mund të jetë edhe ‘’filani e mban mend që u zhduk”, ‘po filani e tjetri e tjetri që sdihet ku janë, po ai që u rrëmbye?”.

Kuptoj përgjigjem në telefon, kuptoj. Por a kuptohet mosha e atyre eshtrave?

A mos janë të një fëmije adoleshent?

Smarr përgjigjje. Sdi cpërgjigjje të jap dhe ngre telefonin që mos të mendohem më gjatë e I them nënës së tij:- dëgjo Liljanë, duhet të bësh durim.

Nëna e Mariglenit nga ai zëri që I ishte gjallëruar, ia ndjej fjalët që I fiken dhe përgjigjet : -duhet me ba durim. Të gjithë më thonë je më e fortë se një burrë. Kështu mbyllet takimi ynë në telefon me një nënë, e cila kërkoi hetime nga krimet e rënda, ato sja gjetën, denoncoi në policinë locale në atë kohë, as ata sja gjetën, ju lut shkollës sportive tja kishin kujdes mbasi ishin në hasmëri, ata se dëgjuan. Një ditë Liljana më shkroi : pashë djalin në ëndërr dhe nuk po më njihte”. A thua po më fajëson që spo arrij tja gjej?. Heshta .

Zhdukja e Maiglenit u denoncua nga xhaxhai I tij , dhe fillimisht policia e Kurbinit I nisi hetimet për rrëmbim. ‘Nipi im është larguar nga shtëpia dhe nuk ka patur tendenca vetvrasjeje ‘thotë në denoncim xhaxhai I tij. Xhaxhai shtoi se fëmija ishte parë me shokët në një kafene ku njëri ndër ta e kishte pyetur “sa e shtrenjtë kjo varësja”’ . Megjithatë ai tregon në denoncim se babai I fëmijës I quajtur Andon e kishin vrarë në vitin 2005.

Megjithëse itenerari I fëmijës shjegohet nga shokët e tij, mes tyre edhe të dyshuar , një udhëtim nga Mamurrasi në Shëngjin, nuk u gjet asnjë gjurmë e tij. Ndonëse në atleten e njërit prej të rinjve u gjetën gjurmë gjaku, asnjë prokurori nuk zbuloi dot se për cfarë bëhej fjalë. Por prokuroritë njëra pas tjetrës, në 7 vite firmosnin pezullim hetimesh me arsyetimin ‘nuk provohet që gjendemi përpara një rrëmbimi”. Tanimë një eshtër tjetër e gjetur në atë zonë, I ktheu sërisht të afërmit Mariglenit në dyert e insitutucioneve . Për ti kujtuar se Marigleni mungon, dhe koha ka ngrirë për familjen e tij.



4 Comments

  1. KETYRE GAZETAREVE TE TOP HALESE
    U DUKET VETJA SE KANE DASHURI ME SHUME SE TE TJERET
    KETA JANE ME IMORALET DHE ME TE PANDJESHMIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *